Presidenti i SHBA, Donald Trump ka paralajmëruar Kinën se do të përballet me pasoja nëse vërtetohet se qëllimisht është përgjegjëse për përhapjen e koronavirusit.

“Pandemia mund të ishte ndalur në Kinë, ku ajo filloi, por nuk ndodhi dhe tani vuajnë të gjithë për shkak të saj”, tha Trump gjatë një konference të përditshme për shtyp me Shtëpinë e Bardhë.

“Nëse ishte gabim, gabimi është gabim. Por nëse ata do të ishin me vetëdije përgjegjës, po, dua të them, atëherë i sigurt se duhet të ketë pasoja” tha Trump, duke mos sqaruar se çfarë veprimesh mund të ndërmarrin Shtetet e Bashkuara.

Ju pëlqen!

Administrata Trump ka akuzuar Kinën për mungesë transparence pasi koronavirusi shpërtheu në fund të vitit të kaluar në qytetin e tij Wuhan.

Këtë javë kreu i Shtëpisë së Bardhë pezulloi ndihmën për Organizatën Botërore të Shëndetit duke e akuzuar atë se nuk ka menaxhuar si duhet situatën.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!