Avokatët e Presidentit amerikan, Donald Trump, si dhe anëtarët e stafit të fushatës së tij për t`u rizgjedhur kanë kërcënuar nëpërmjet një letre se do të padisin CNN, për ata që ata pretendojnë se rrjeti televiziv e “shet” veten si një organizatë lajmesh.

Letra mban datën 16 Tetor dhe u bë publike vetëm këtë të Premte, si dhe është sulmi më i fundit i Donald Trump ndaj një organizate mediatike, duke qenë se akuzon një sërë mediash për një mbulim të pandershëm ndaj tij, që prej fushatës presidenciale të vitit 2016.”Nuk ka ka asgjë më shumë se një lëvizje e dëshpëruar PR dhe nuk meriton asnjë përgjigje”-deklaroi një zëdhënës i rrjetit gjigant CNN. Sipas Rebecca Tushnet, profesoreshë e reklamimit fals në Harvard, letra nuk përmban asnjë argument ligjor për të hapur qoftë edhe një çështje gjyqësore.

Letra mban firmën e Charles Harder, i cili ka dërguar kërcënime të tjera ndaj mediave të ndryshme në emër të Donald Trump. Vitin e kaluar, Harder bëri të njëjtën gjë edhe ndaj the New York Times. Donald Trump ndërkohë e ka cilësuar CNN me disa media të tjera si Fake News si dhe e keqja më e madhe për njerëzit.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...