Donald Trump është gati të publikojë planin amerikan të paqes për Lindjen e Mesme. «Izraelitët duan paqen. Palestinezët duan paqen. Kjo është marrëveshja më e vështirë, unë dua të bëj marrëveshje,” u tha ai reporterëve teksa zbriste nga Air Force One në Florida duke u kthyer nga Konferenca në Davos.

Ditën e Martë, 28 Janar Presidenti Amerikan ftoi Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe rivalin e tij politik, ish-shefin e ushtrisë dhe liderin e opozitës Benny Gantz në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar detajet e planit. Nuk u ftuan asnjë përfaqësues i palës tjetër në konflikt, pikërisht palestinezët, të cilët nuk kanë pranuar muajt e fundit për të negociuar me administratën amerikane, që konsiderohet shumë e njëanshme në favor të Izraelit.

Trump duke u zbritur nga avioni tha se ai do të paraqesë përmbajtjen e planit të paqes amerikane para të martës. Presidenti tha që SHBA u kishte folur shkurtimisht palestinezëve për planin e paqes të SHBA për Lindjen e Mesme. “Por ne do të flasim me ta në një kohë të caktuar,” shtoi ai. “Ata kanë shumë stimuj për të bërë marrëveshje. Jam i sigurt se ndoshta ata do të reagojnë negativisht në fillim por është me të vërtetë pozitive për ta,” përfundoi ai. Sipas lajmeve të mediave izraelite, plani do të zbulohet të Premten 24 Janar.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Sipas disa burimeve të pa konfirmuara nga Shtëpia e Bardhë, plani i paqes i Trump vendos si një parakusht për palestinezët krijimin e një shteti Palestinez, demilitarizimin e Gazës, çarmatimin e Hamasit, dhe njohjen e Izraelit si një shtet hebre dhe Jeruzalemin si kryeqytetin e saj. Disa muaj më parë në Barhein gjatë vizitës së dhëndrit Jared Kushner kishte dalë përmbajtja ekonomike e propozimit amerikan: flitet për 50 miliardë dollarë financime për Palestinën.

Përshpejtimi i planit të paqes vjen në një moment delikat për të dy liderët dhe largon vëmendjen e mediave nga problemet që ata të dy kanë në shtëpi: Trump, procedohet momentalisht nga Senati për impeachment në cështjen e Ukrainagate, për abuzim të pushtetit dhe pengim ndaj Kongresit, duke thirrur Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë në ditën në të cilën parlamenti në Izrael është thirrur të vendosë për imunitetin e kryeministrit për akuzat për korrupsion dhe ryshfete. Kryeministri izraelit, i cili mohon të gjitha akuzat, po përpiqet të formojë një koalicion mazhoritar dhe shpreson të fitojë imunitet. Vizita në Shtëpinë e Bardhë e Netanyahut është një tjetër shtysë e Presidentit Trump drejtuar udhëheqësit politik në vështirësi, të dy e kanë njohur njëri-tjetrin që kur Netanyahu ishte një ambasador izraelit në Uashington, disa javë pas zgjedhjeve të Izraelit, i treti në një vit.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...