Bota e futbollit është tronditur ditën e djeshme nga një ngjarje e rëndë. Futbollisti 20-vjeçar Joel Darlingon, i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëflijuar.

Ai e ka marrë këtë vendim fatal pas shumë dëmtimeve të pësuara, të cilat ia përfunduan karrierën ende pa nisur mirë. Darlingon ka qenë edhe pjesë e Manchester United, madje ka përfaqësuar Uellsin në grupmoshat e të rinjëve.

Dëmtimet në kraharor dhe në shpinën e tij rezultuan se ai nuk mund ta vazhdojë më futbollin. Ky dëmtim erdhi pikërisht në momentin kur kishte bindur drejtuesit e United dhe ishte gati për të firmosur.

Aktualisht, Darlingon ishte golashënues te skuadra uellsiane, Bala Taun. Trupi i pajetë i futbollistit ishte gjetur tragjikisht në një garazhë në shtëpinë e tij pasi nëna e tij ishte kthyer nga një udhëtim. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]