Nga Gjermania mbërrijnë lajme të këqija për një rifillim të mundshëm të kampionatit, pas ndalimit të diktuar nga pandemia koronavirus. Pas ditë pas rifillimit të stërvitjeve nga klubet e Bundesligës, Koln ka komunikuar se janë regjistruar tre raste pozitiviteti brenda klubit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë shoqëria gjermane: “Koln të enjten ka bërë testet për koronavirus të gjithë skuadrës, ashtu si stafit teknik e atij mbështetës. Tre persona kanë rezultuar pozitivë, të gjithë pa simptoma.”

“Pas një vlerësimi të rasteve nga ana e autoriteteve shëndetësore përgjegjëse – shkruhet në komunikatë – tre personat që kanë rezultuar pozitivë i janë nështruar një karantinë 14 ditore në shtëpi. Koln nuk konfirmon asnjë emër për respekt të privatësisë së personave të interesuar”.

Stërvitjet e skuadrës megjithatë do të vazhdojnë: “Stërvitja e Koln mund të vazhdojë sipas parashikimeve, duke parë masat e kontrollit, të higjenës e të infeksioneve që janë në fuqi nga 6 prilli në formacionin e grupit. Parakushti për këtë është që grupi përkatës i njerëzve të testohen më tej siç kërkohet nga koncepti mjekësor i “Task Force Sports Medicine / Special Game Operation” të DFL në Football League gjermane”.

Ju pëlqen!

Për të shpjeguar në detaje procedurën e përdorur nga futbolli gjerman ka menduar doktor Tim Meyer: “Tani shohim në jetën e cdo dite se koncepti ynë njeh e redukton rreziqet në një fazë fillestare. Do të jemi gjithnjë në kontakt të ngushtë me autoritet sanitare kompetente e ekspertët mjekësorë. Jemi të bindur që me metodat tona mund ti lejojmë lojtarëve të ushtrojnë profesionin e tyre me mbrojtjen më të mirë të mundshme nga infeksionet”.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!