Një sulm me thikë ka ndodhur në Reading në Angli ku 3 persona kanë mbetur të vdekur si dhe 3 të tjerë janë plagosur rëndë. Lajmin për sulmin e rëndë e ka konfirmuar edhe policia.

Një 25-vjeçar nga Reading është arrestuar nga policia sepse dyshohet se ka lidhje me krimin. Ai u ndalua në zonën e krimit. Sulmi ndodhi në kopshtet Forbury rreth orës 19:00 sipas orës lokale, ku u goditën me thikë disa persona.

Mësohet se aktualisht policia nuk po e trajton rastin si një sulm terrorist, por për të ndjekur hetimet janë thirrur edhe oficerët e anti-terrorit.
Bëhet me dije se një burrë i arrestuar në vendngjarje dyshohet se është libanez, shkruan BBC.

Lexo po ashtu:  Reklama për të gjallët dhe "qytetarët", plehrat për të vdekurit dhe katundarët
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!