Një specie e zhdukur shpendësh e quajtur Rallidae është rishfaqur pikërisht në ishullin ku jetonin më parë. Shkencëtarët thonë se ky lloj ka evoluar sërish.

Ky shpend kolonizoi Aldabra Atoll në Oqeanin Indian dhe evoluoi duke u bërë jo fluturues, para se të zhdukej tërësisht kur ishulli u zhyt nën det rreth 136 000 vjet më parë.

Studiuesit kanë gjetur fosile të ngjashme para dhe pas kësaj ngjarjeje, çka tregon se shpendi me përmasat e një pule u rishfaq kur niveli i detit ra sërish disa mijëra vjet më vonë, duke populluar ishullin dhe duke humbur aftësinë për të fluturuar sërish.

Ju pëlqen!

Rallidae që nuk fluturon gjendet në Aldabra në ditët e sotme.

Ky proces tejet i rrallë njihet si evoluim përsëritës – përsëritja e një lloji të lashtë në periudha të ndryshme të historisë.  /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!