Ftesat nga Gjykata Speciale për ish komandantë e luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë bërë më të shpeshta kohëve të fundit.

E avokati Tomë Gashi, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se secili që e ka emrin në raportin e senatorit zviceran Dick Marty, do të ftohet nga Specialja , duke thënë se ata që thonë se janë ftuar për të dhënë sqarime, janë dëshmitarë.

“Përveç të tjerëve, secili që e gjen emrin e vet në raportin e senatorit zviceran Dick Marty do të ftohet në Gjykatën Speciale në cilësinë e të dyshuarit apo të dëshmitarit. Dhe disa që kanë deklaruar që janë ftuar kinse për të dhënë sqarime, në esencë janë dëshmitarë sepse nuk ka mundësi tjetër që të ketë ndonjë status ligjor. Dhe tani është një furtunë e dërgimit të ftesave nga Gjykata Speciale, posaçërisht pas zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën me 6 tetor dhe të cilat i fitoi LVV”, është shprehur ai.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Sa i përket figurave të larta të UÇK-së, Gashi thotë se nuk kanë imunitet, sepse kështu kanë vendosur deputetët e Kuvendit derisa e kanë votuar ligjin.

“Sa i përket figurave të larta të UÇK-së apo të politikës dhe të shtetit të Kosovës, ata nuk kanë asnjë imunitet sepse kështu kanë vendosur deputetët e Kuvendit të Kosovës që e kanë votuar ligjin për Gjykatën Speciale dhe tani askush nga ish pjesëtarët e UÇK-së nuk ka kurrfarë sigurie që nuk do të ftohet në Gjykatën Speciale”, ka theksuar avokati.

Gashi thotë se Hashim Thaçi është më i apostrofuari në raportin e Martyt dhe ai është e sigurt që do të ftohet nga Specialja.

“Dhe duhet ditur se Hashim Thaçi me emër e me mbiemër është i apostrofuari kryesor në raportin Dick Martyt, kështu që është e sigurt se ai do të ftohet nga Gjykata Speciale, sepse nuk ka kurrfarë logjike as juridike, as politike që ai mos të ftohet herë do kurdo në Gjykatën Speciale. Fundi i fundit, ai ka qenë një prej personave më të zëshëm në krijimin e Gjykatës Speciale, duke bërë edhe presion direkt tek deputetët e PDK-së për ta votuar këtë gjykatë”, ka deklaruar Tomë Gashi për “Bota sot”.

Sa i përket arrestimeve, ai thotë se do të ketë, por që nuk e di askush datën pos Zyrës së Prokurorit Special në Hagë.

“Dhe normalisht që do të ketë arrestime, por datën e saktë nuk e din askush përpos Zyrës së Prokurorit Special në Hagë, mirëpo të gjithë e ndjejnë se kjo është afër, sepse tani më gjykata ka intervistuar mbi 100 të dyshuar dhe mbi 800 dëshmitarë”, ka përfunduar avokati Tomë Gashi.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...