SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pas takimit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin ka treguar rreth bisedimeve dhe ato që u arritën nga takimi. Mediat e huaja shkruajnë se Vuçiç ka theksuar se se ishte dakord me Putin për çmimin e gazit.

Pas takimit Vuçiç u shpreh se Serbia do të ketë një çmim të jashtëzakonshëm për çmimin e gazit dhe rritje të vëllimit të dërgesave edhe pas gjashtë muajsh, për të cilin është rënë dakord për çmimin aktual prej 270 dollarë.

“Ne kemi arritur diçka që mund ta kemi përmendur dhe provuar një herë dhe presidenti Putin ka treguar miqësi të jashtëzakonshme ndaj Serbisë”,-tha presidenti Vuçiq, duke shprehur mirënjohje të veçantë për presidentin rus për mirëkuptimin, si dhe për mikpritjen e tij të përzemërt.

Ju pëlqen!

“Ky është një shpëtim për ne. Nuk do të kemi probleme as me rrymë, as me gaz, as me ngrohje dhe furnizim të përgjithshëm. Presidenti Putin na ndihmoi shumë në marrëdhëniet e tij”,- tha presidenti Vuçiq.

“Në rajonin tonë shohim rritje të provokimeve dhe tensioneve dhe kjo i referohet veçanërisht Kosovës dhe Metohisë”, -theksoi presidenti Vuçiq dhe shtoi se është veçanërisht mirënjohës për mbështetjen e Federatës Ruse në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare.

Gjatë takimit në të cilin të dy shtetarët shkëmbyen mendime për çështje të shumta ekonomike dhe politike në rajon dhe në botë, presidenti Putin i uroi veçanërisht presidentit Vuçiq sukses në zgjedhjet e ardhshme të prillit.

©MekuliPress/ Dhuro sot vetëm 1 euro dhe shpëtoje MekuliPress. Ndihmo gazetarinë e pavarur nga partitë politike dhe oligarkët. FOTO: No copyright infringement is intended.