Tri sjelljet që gjeo-politikisht e kanë nxjerrë shqiptarin jashtë qenies historike:

Linja e parë historike që shkoi kundër shqiptarëve ishte hyrja dhe tretja e tyre nëpër perandori dhe, për pasojë, dobësimi i elementit shtetifikues kombëtar.

Linja e dytë ishte ajo e lindjes së shtet-kombeve që e vendosi kombin e dobët në kuptimin e përcaktimit gjuhë-territor në një vonesë të dytë. Pasoja ishte ndarja në copa dhe lënia jashtë këtyre copave e periferive të popullsisë shqiptare, gjë që u vijua me shkëmbimin e popullsive shqiptare mes perandorisë së largët dhe pushtuesve fqinj. Ky ishte spastrimi i si emra apo si trupa e shqiptarëve prej periferive. Kjo bëri që copëtimi dhe zvogëlimi i territorit të sillte zvogëlimin e njerëzimit shqiptar në Ballkan.

Ju pëlqen!

Linja e tretë është ajo e ndërtimit të shtetit shqiptar me në krye njerëz që ia lehtësojnë punën pushtuesve fqinj tradicionalë. Aktualisht, Rama dhe Thaçi, me fshehjen e përmbajtjes së bisedave të tyre me Athinën dhe Beogradin, ia lehtësojnë politikës greke dhe serbe qenien e tyre fizike, historike dhe politike. Përsëri populli shqiptar nuk di hiçgjë se ç’bëhet në shpinë të tij, territorit dhe pasurive të tij. Si me shtet, si pa shtet, si nën perandori dhe jashtë perandorie, ai është gjithnjë njësoj i përfaqësuar dhe po aq pak i interesuar për kufijtë dhe të ardhmen e tij. Me Ali Ahmetin, vijohet ende dobësimi psikologjik i shqiptarëve, sepse zbrazja e Maqedonisë së Veriut prej elementit shqiptar u intereson tërë fqinjëve tanë.
Pra, në linjën e parë e më të hershme ne menduam se bota kishte marrë fund në formë perandorish të përjetshme. Në linjën e dytë e pamë veten të vonuar dhe organizuam Lidhjen e Prizrenit vetëm në moment të fundit. Në linjën e tretë shpikëm shtetin tonë për me harru se detyra e përfaqësimit dhe sovranitetit është e përditshme. Pyeti sot shqiptarët e Republikës londineze a dinë gjë për marrëveshjet për detin. Si përgjigje masive do të shihni një padije shumë të lartë. As nuk ia kanë idenë. Ata mendojnë se nuk d o të ketë më luftra dhe se nuk ka më pushtime.
Pra ne ndërtuam shtet për të na vjedhur dijen, pasurinë, projektimin, si dhe për të na vënë në dyshim në të ardhmen dhe qenien tonë historike.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!