Temperaturat e larta të qershorit nuk i ndalën 3000 mantel bardhë të ndjekin ligjëratat e eksperteve më të njohur mjekësor nga vendi dhe Evropa  Intervistë me Kryetaren e Federatës Dr. Aurora Dollenberg

Intervistoi Hajriz Mamaj, Wolfenbüttel , Berlin

Edhe pse Qershori është muaji që paralajmëron vapë, Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë sikur po i vihet në garë stinës së verës me aktivitetet e saj në vendet shqipfolëse, se cila do ia kaloj shoqes. Vera me rrezet e diellit, e Federata me rreze dije që këtë verë  organizoi tri konferenca shkencore dhe atë me 3 dhe 4 qershor në Tiranë, me 23 Qershor në Shkup dhe me 24 dhe 25 në Prishtinë. Që te marrim një informacion më të plotë rreth aktiviteteve të kësaj federate e lutëm për një intervistë kryetaren e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë zonjën Dr. Aurora Dollenberg që për lexuesit shqiptarë të shpalosë  aktivitetin që kjo federatë zhvilloi gjatë muajit Qershor.

  1. Mamaj: Zonja kryetare me lejoni t’ju përgëzoj për këtë aktivitet të jashtëzakonshëm dhe me shumë interes për vendet shqipfolëse ku ju keni planifikuar ti mbani gjatë qershorit në tri kryeqytetet ku banojnë shqiptarët.
Ju pëlqen!

Dr. Aurora Dollenberg :  Faleminderit për kohën që keni ndarë për të pasqyruar aktivitetin e Federatës tonë dhe këtë intervistë nëse pajtohesh do e nisi me atë legjendën e prindit kur i ftonte fëmijët të jenë gjithmonë bashkë në çdo punë e veprim. Të ndarë nuk kishin rezultate po të bashkuar rezultatet nuk mungonin asnjëherë . Këtë ua ilustroi me shtatë thuprat. Një nga një thyheshin pa asnjë problem ,por kur i bëri bashkë të shtatat nuk arriti ti thëntë askush. Edhe ne si Federatë aktivitetin e nisëm me pakë njerëz qysh para 16 vitesh si student të Fakultetit të Mjekësisë ,për të vazhduar aktivitetin edhe tani në Federatë dhe tani që na kaploi pandemia na bëri bashkë shumë mjekë nga shumë vende evropiane, punëtor shkencorë të Fushave të Mjekësisë dhe e bashkuam dijen dhe vullnetin që t’ju dalim në ndihmë me këshillat dhe përvojat tona të marra në vendet evropiane dhe ato ti bartim tek pacientët shqiptarë kuptohet në bashkëpunim me Institucionet e Shteteve Shqipfolëse nëpërmjet organizimit të Konferencave Shkencore dhe pikërisht me 3 dhe 4 Qershor 2022 ne  zhvilluam një Konferencë tejet të suksesshme dy ditore në Tiranë, ndërsa me 23 Qershor ishim në Shkup, e Prishtinën e lamë për fund 24 dhe 25 Qershor për t’ia vënë qershinë mbi tortë aktivitetit tonë si falënderim për nismën e aktivitetit tonë në vitin 2018.

  1. Mamaj: Sa jeni e kënaqur me numrin e pjesëmarrësve në të tria këto Kongrese. Keni bërë një analizë të numrit të pjesëmarrësve ,suksesit po pse jo edhe ndonjë pengese që ju ka dalë rrugës.

Dr. Aurora Dollenberg : Po. Patjetër që kemi bërë një analizë të aktivitetit tonë dhe numri i pjesëmarrësve na ka dhënë një motivim për punë të vazhdueshme në organizime të këtilla profesionale që neve si Federatë na obligon të jemi pranë atyre që kanë nevojë për këshillat dhe arritjet shkencore në Fushën e Mjekësisë që në këto Konferenca u prezantuan nga emra të njohur të Mjekësisë Shqiptare po edhe nëpërmjet të anëtarëve të Federatës tonë nga shumë qytete evropiane ku ata punojnë. Në tërësi sipas shërbimit tonë administrativ të cilin e drejton sekretari i përgjithshëm Gjergji Pashaj na rezulton se në Kongreset tona kanë marrë pjesë më se 3000 bluza të bardha. Në Shqipëri në Kongresin që u mbajt me 3 dhe 4 qershor në Hotel Internacional Tirana ishin 900 pjesëmarrës. Në Shkup konferenca u mbajt vetëm një ditë me 23 qershor në Hotel Aleksandër Pallace ishin më se 650 mjekë dhe studentë të Fakultetit të Mjekësisë dhe punëtor ndihmës mjekësor, ndërsa me 24 dita e parë e Kongresit u mbajt në Swis Daimond Hotel dhe dita e dytë në Kolegjin AAB me një pjesëmarrje të përgjithshme prej 1300 mantel bardhëve. Kur jemi këtu me lejoni të theksoj se në të tria këto vende kemi vënë edhe celulat e Federatës duke zgjedhë edhe drejtuesit e degëve të cilët kanë shpreh gatishmërinë ti japin krahë aktivitetit tonë edhe në të tria këto vende shqipfolëse. Me këtë rast dua të përgëzoj Kryetaren e Degës për Tiranën zonjën Dr. Esmeralda Babamusta nga radhët e mjekëve dhe Kryetaren e Kryesisë së Studentëve zonjën Sarah Ibërshimi si dhe Kryetaren e Degës në Prishtinë nga radhët e mjekëve Dr. Edita Sadriu ndërsa nga studentët mjekun e ardhshëm Erdi Rexha. Me një falënderim të veçantë do i falënderoj edhe kryesinë e sapo zgjedhur të Degës së Federatës në Shkup Dr. Genc Selmanin dhe studenten Arta Gashi për angazhim në Federatën e Mjekëve Shqiptarë në Evropë.. Në të tria vendet kontributi i tyre ishte i shkëlqyeshëm. I falënderoj nga zemra të gjithë, ngase gjithçka ishte në baza vullnetare.

Hajriz Mamaj: Zonja kryetare përmendet një numër të madh të pjesëmarrësve në Kongrese, mund të na tregoni se cili është faktori kryesor për një pjesëmarrje kaq të madhe. Organizimi i mirë, jehona e punës tuaj apo edhe emrat e ligjëruesve që punimet e tyre do i prezantojnë në kongres nga të dyja palët, nga ligjëruesit vendorë dhe ata nga vendet e ndryshme evropiane.

 Dr. Aurora Dollenberg: Të themi të drejtën prapa nesh si Federatë nuk qëndron asnjë medium informativ që do na bënte ndonjë pasqyrim të aktivitetit tonë. Fuqia jonë kryesore e një pjesëmarrje kaq të madhe qëndron në dëshirën e madhe të djemve dhe vajzave shqiptare që kanë mërguar në vende të ndryshme të Evropës për të dhënë kontributin e tyre në fusha të ndryshme të mjekësisë si ekspert dhe në një formë t’ju falënderohen Profesorëve të tyre nga të cilët kanë marrë njohuritë e para në Fushën e Mjekësisë e që numri i profesorëve në Kongres nuk ishte i vogël .Po mbi të gjitha qëllimi i Kongresit ishte këmbimi i eksperiencave tek gjeneratat nga ekspertët vendorë dhe ata ndërkombëtar nga radhët e mjekëve shqiptarë të edukuar jashtë Shqipërisë. Përfituesit kryesorë ishin studentët e mjekësisë të cilët për nga numri dhe interesimi ishin të shumtë.

 Hajriz Mamaj: A mund të na veçoni ndonjë nga emrat e ligjëruesit që vërtet kanë lënë gjurmë tek pjesëmarrësit me arritjet e tyre në lëmit e tyre dhe me studimet dhe hulumtimet e bëra në vendet prej nga vinë ata.

 Dr. Aurora Dollenberg: Unë ndihem krenare të flas në emër të gjithë atyre Mjekëve Specialistë që dijen dhe vullnetin e kanë bashkuar në Federatë që në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë Mjekësia Shqiptare u përfaqësua nga drejtuesit më të lartë dhe ekspertët më të mirë që ka Mjekësia Shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Me këtë rast për lexuesit tuaj do përmendi emrat e të gjithë atyre që vërtet me punën e tyre na bëjnë krenar ku do që punojnë dhe veprojnë në Shqipëri apo Evropë. Prandaj populli nuk e thotë kot atë fjalën popullore” Guri më rënd peshon në atdhe, por asnjëherë nuk e humb peshën kudo që ta vendosësh.” Përfitoj nga rasti në këtë intervistë të dhënë për ju zoti Mamaj të falënderoj për kontributin e dhënë dhe për prezantim me dinjitet arritjet shkencore mjekët: Prof. Dr.Mira Rakacolli-Zv.Ministre e shendetesise Dr. Skënder Brataj – Drejtor i Urgjencës Kombëtare Mjekësore QKUM Dr. Dr. Lumnie Kqiku – Specialiste e Dentologjis dhe Docente në Universitetin e Gracit , Prof. Dr. Vedat Eljezi – Profesor i Anesteziologjisë , Dr. Negjyp Sopa – Gjinekolog/ Specialist i Infertilitetit,  Adrian Fandi- Specialist i Urgjencës, CEO-“Fandi Clinic” Dr. Fatmire  Mulhaxha Kollçaku , Dr. Shk Fatos Olldashi – Shef i shërbimit të neurokirurgjisë QSUT, Mr.Sc.Dr. Bujar Gjikolli – Radiolog Specialist, Klinika e radiologjis QKUK – SHSKUK, Prof.ass.Dr. Afrim Shabani-Oftalmolog ,Dr. Adela Perola – Mjeke Hematologe QSUT Tiranë, Dr. Denis Gjika – Drejtor i ASCKSHSH , Dr. Fadil Brovina-Specialist i Mjekësisë Interne-Onkologji, Nenkryetar AMFE, Dr. Genc Kelmendin, anasteziolog në Gjermani, Dr. Besnik Abazi Psikiatër dhe Psikoterapist në Zvicër, Znj. Arjetë Nezaj- Psikologe, Dr. Eda Harizi – Neurologe / Shefe e shërbimit të Neurologjisë (Durrës) Dr. Naser Ahmeti Specialist i Mjeksisë Interne, (Hamburg) Dr. Drita Bujari Specialiste e Neonatologjis, Pediatre Dr. Ëngjëllushe Hasani – Kardiologe, Dr. Viola Fera (Halili) Mjeke ligjore- Instituti i Mjekësisë Ligjore Tiranë ,Dr. Alisa Dudumi – Mjeke QKUM ,Prof. Assc. Ilir Alimehmeti – Universiteti i Mjekësisë Tiranë, Prof. Dr. Bajram Hysa – Profesor-Universiteti i Mjekësisë Tiranë, Prof. Gani Bajraktari Profesor në Universitetin e Prishtinës, Dr. Blerim Berisha,miek i fushës së telemedicinës, Dr. Isuf Bajrami-drejtor I Urgjences kombatere Kosove e shumë të tjerë që për momentin nuk më vinë në mend e që i falenderoj pa masë për kontributin e tyre.

Hajriz Mamaj: Iniciativa juaj si federatë që të organizoni Konferenca të tilla në vendet shqipfolëse po përkrahet shumë nga institucionet e vendeve ku po organizohen Konferencat. A mund të na përmendni emrat e personaliteteve të cilët i janë përgjigjur ftesës tuaj.

 Dr. Aurora Dollenberg: Ndoshta do jetë mirë ta nisë përgjigjen time me një proverb popullor që thotë:” Duaje mëmë e duaje atë , por më tepër duaje atdhenë” . Kjo na obligon të gjithëve që atdheut kudo që jemi e shkollohemi të mos ia kthejmë shpinë. Ne këtu u bëmë mjek por për fat tonin nuk arritëm të gjejmë vende pune. Po kjo nuk do të thotë që mos të kontribuojmë për vendin me dijen që e marrim në vende të huaja. Ne mjekët jemi si bletët. E mbledhim nektarin kudo, po në fund e sjellim në koshere. Me këtë rast dua të falënderoj institucionet e të tria vendeve për përkrahjen morale që na ofruan e për atë materiale nuk dua të flasë. Ajo çka dua të them se pa një bashkim forcash nuk mund të ecim përpara në asnjë fushë. Ne po ofrojmë dijen dhe eksperiencën tonë atdheut e ata zemërgjerësinë për të na dëgjuar dhe këmbim përvojash. Me këtë rast dua të falënderoj Qendrën kombëtare te Urgjencës mjekësore (QKUM) drejtuar nga Dr. Skënder Brataj, për bashkëpunimin e ngushtë në realizimin e Kongresit në Tiranë. Këtë bashkëpunim të Federatës me institucionet shqiptare e dëshmon edhe prezenca e Zonjës .Orgeta Manasteriu, Ministre e Shëndetësisë , Zv. Ministren e shëndetësisë Zonjën Mira Rakacolli , Rektorin e Universitetit të Mjekësisë Dr. Arben Gjata, Dr. Skënder Brataj , drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës mjekësore, Dr. Albana Fico ,drejtuese e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza “ Tiranë, Dr. Denis Gjika Drejtor i Qendrës Kombëtare të akreditimit (ASCKSHSH) . Me të njëjtën mikpritje institucionale na pritën edhe në Shkup, me ç’rast Konferenca u përshëndet nga Dr. Bekim Sali- Ministër i Shëndetësisë, Drejtori i Spitalit të Tetovës Dr. Amir Elezi , Zv. Kryetare e Bordit për Evoluim-Agjencia për cilësi në arsimin e lartë , Dr. Jetmire Alimani -Jakupi dhe Zv. drejtor i Spitalit të Kumanovës Dr. Ylber Isufi. Edhe në Kosovë Kongresi u mirëprit dhe u përshëndet nga Ministri i Shëndetësisë Prof. Dr. Rifat Latifi dhe Dr. Pleurat Sejdiu, Kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, Uliks Emra ish ambasador i Kosovës në Norvegji. Ministri Latifi në fjalën e tij përshëndetëse shprehu gadishmërinë për bashkëpunim dhe falënderoj Federatën për punën e mirë dhe iniciativën e marrë që të ofroj dijen dhe përvojën e fituar jashtë atdheut dhe në forma si kjo të kontribuohet me dije për atdheun duke e ndihmuar mjekësin e vendeve të origjinës. Ministri Latifi foli ne vetën e parë dhe dha shembullin konkret me rastin e kthimit nga Amerika për të dhënë kontribut në atdhe. Secili që dëshiron e ka përkrahjen time sa herë që dëshiron të kontribuoj për atdhe. Unë erdha,ejani edhe ju porositi Prof. Latifi. Një falënderim të veçantë dua ta bëjë tha Zonja Dollenberg për ndihmën e ofruar edhe Kolegjin AAB dhe Dr.Bujar Gjikolli dhe Dr. Astrit Kuqi për bashkëpunim dhe ofrimin e sallës për punimet e ditës së dytë të Konferencës në këtë Kolegj.

 Hajriz Mamaj: Zonja Kryetare ju përmendet shumë mjekë që punimet e tyre i prezantuan në tri kongreset. A mund të na përmendni disa nga emrat e mjekëve shqiptarë mërgimtarë që me përvojat e tyre po kontribuojnë në mjekësinë shqiptare.

Dr. Aurora Dollenberg: Me plotë dëshirë dhe mburrje. Që nga dita e parë e deri me sot në aktivitetin e Federatës janë angazhuar emra të njohur të Shkencës së Mjekësisë në të katër anët e botës . Me punën e tyte ata kanë nderuar vetë kombin dhe vendet e origjinës. Por këtë nder dhe respekt ia shton punës së tyre edhe angazhimi vullnetar na bënë edhe ma krenar dhe të bashkuar për ta ndihmuar mjekësinë po pse jo edhe lëmit tjera me profesione tjera. Dua ta citoj doktoreshën Edona Sopaj Specialiste e Radiologjisë  në Spitalin  Olive  Medical gjatë pauzës përderisa pinim kafe me tha : Doktoreshë Aurora ju lumtë për këtë organizim. Po më duket se ju mjekët e diasporës keni marr rolin e Rilindëseve që dikur e kishin në ngritjen e vetëdijes kombëtare në mërgim të bashkëkombësve të tyre. Ju si mjekë keni marr një rol të rëndësishëm për ta ndihmuar Mjekësinë Shqiptare. Ju përgëzoj për punën që po bëni. Me këtë nostalgji që ma rrëfeu dr. Edona e ndiej për obligim dhe krenari të falënderoj ca emra me shumë vlerë për kombin dhe Federatën tonë. Prof. Dr. Kita Sallabanda që jeton dhe punon në Spanjë, Prof. Dr. Vedat Eljezi dega në Francë që punimi i tij në Tiranë i shpalli luftë përdorimit pa vend të antibiotikëve për shërimin e Covid 19. Dr. Gazmend Berisha, dega në Norvegji, njeri ndër anesteziologët e njohur në Norvegji.Prof. Dr. Lumnie Kqiku – Specialiste e Dentologjis dhe Docente në Universitetin e Gracit /Austri, Dr. Geriolda Topi, MD, PHD/ Mjeke në shërbimin e Endokrinologjisë, Spitali Universitar Skane ,Malmo dega në Suedi Dr. Adrian Fandi ,dega në Angli Dr. Genc Kelmendi, Dega-Gjermani Jugore Znj. Bernarda Radoncic,dega në Danimarkë Dr. Valbona Selimaj, dega në Belgjikë Dr. Gani Zeka, dega në Poloni së bashku me Dr .Anisa Vreto Prof.Dr. Fadil Çitaku ,dega në Zvicër etj.

Hajriz Mamaj me Prof.Rifat Latifi,ministër i shendetësisë
Hajriz Mamaj me Prof.Rifat Latifi,ministër i shendetësisë

Hajriz Mamaj: I kthehem edhe një herë një pyetje që po më bënë kureshtar se si arrini dhe nga e merrni gjithë këtë energji për një aktivitet kësisoj. Keni edhe dikë që është afër jush apo krejt këtë e bëni në mënyrë vetanake.

Dr. Aurora Dollenberg: Një njeri që vetëm për vete mendon, është si një pemë që fryt s’lëshon. Te ne aktivitetin e bëjmë bashkërisht dhe për këtë rrënjët i kem shpërndarë kudo në vende të ndryshme evropiane dhe vendet shqipfolëse. Dhe pema jonë është kthyer në frytdhënës me plotë bereqet. Fryt i aktiviteteve tona janë numri i madh i Kongreseve të organizuara dhe ky i Prishtinës shënon të XV me radhë. Unë jam e lumtur që me mua aktivitet në të mirë të shëndetit të njerëzimit e bëjnë edhe shumë mjek si unë. Në fillim të vitit emëruam bordin internacional në përbërje: Dr. Gazmend Berisha-drejtor ekzekutiv, Dr. Fatjona Lubonja- Kërkuese shkencore. Znj. Bernarda Radoncic-biotech oficer, ndërsa bordi ndërkombëtar i federatës përbehet nga emra të njohur te mjekësisë Evropiane: Prof. Kita Sallabada, Dr. Skënder Brataj, Prof. Vedat Eljezi dhe Prof. Fadil Çitaku, te cilët mbështesin realizimin e aktiviteteve vullnetare internacionale në të mirë të njerëzimit.

 Hajriz Mamaj: Zonja Kryetare Ju përveç ndihmës që keni ofruar me këshilla të herëpashershme gjatë periudhës së pandemisë me të gjithë mjekë që janë anëtarë të federatës në mjete të informimit dhe në Televizionet kombëtare ju aktivitetin e keni zgjerua herë pas here edhe në ndihmë personave me nevojë të veçanta.

 Dr. Aurora Dollenberg: Humanizmi nuk ka kufi. Né si shqiptarë jemi rritur dhe motivuar për vepra humane nga humanistja jonë Nëna Terezë. Madje ne si mjek pas studimeve marrim së bashku me diplomën edhe betimin e Hipokratit i cili na përcjellë deri në fund të jetës. Në këtë fushë mundohemi ta ndihmojmë çdo njeri që ka nevojën tonë dhe të shoqërisë pa marr parasysh besimin dhe ngjyrën. Po humanizmit ton si federatë i bashkohen edhe emra të njohur të shkencës dhe artit. Në këtë drejtim dua të falënderoj pianisten me renome ndërkombëtare zonjën Lule Elezi e cila që nga fillimi i aktivitetit tonë në Prishtinë e deri me sot me ekzekutimet e saja në piano është munduar ti zbusë dhimbjet e shumë familjarëve që humbën më të dashurit e tyre në vendet e punës nga covid 19. Këtu duhet përshëndet dhe falënderua edhe tenorin e njohur shqiptar Prof. Kastriot Tusha për pjesëmarrje në Kongresin e mbajtur në Tiranë. Një falënderim në fushën humanitare shkon për piktorin dhe poetin Dan Gashi që jeton dhe vepron në Baden Baden të Gjermanisë i cili në themelimin e Degës së federatës në Stuttgart në mbrëmjen gala dhuroi dy piktura në vlerë prej 1200 euro të cilave iu shtuan edhe shuma tjetër e tubuar nga mjekë dhe shoqata dhe humanistë të tjerë të cilat arritën vlerën 4200 euro të cilat kryetari i degës së Stuttgartit Dr. Genc Kelmendi ia dorëzoi Asociacionit Nacional të Autizmit që përfaqësohej nga drejtoresha ekzekutive zonja Jeta Deva. Ky veprim u shoqërua me emocione dhe duartrokitje. Mendoj që ky aktivitet shënoi edhe kulmin e organizimit tonë për këtë gjysmë vjetor me të cilin do shkojmë në pushim për tu bërë gati për Kongresin e ardhshëm në Londër.

 

Dr.Lumnie Kqiku gjatë ligjerimit në Tiranë
Dr.Lumnie Kqiku gjatë ligjerimit në Tiranë
Dr.Lumnie Kqiku gjatë ligjerimit në Tiranë
Dr.Lumnie Kqiku gjatë ligjerimit në Tiranë
Foto nga aktiviteti i mjekëve
Foto nga aktiviteti i mjekëve
Me disa nga mjekët në Shkup pjesëmarrës
Me disa nga mjekët në Shkup pjesëmarrës

 

Dr.Aurora Dollenberg,Dr.Gazmend Berisha dhe Dr.Lumnie Kqiku
Dr.Aurora Dollenberg,Dr.Gazmend Berisha dhe Dr.Lumnie Kqiku
Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.