A ka njeri që mendon mirë e drejtë në këtë vend për gjithë shoqërinë apo si kafshë që jemë mendojmë të gjithë veç për veten e barkun tonë!
A ka njeri në këtë vend që ka ndërgjegje të pastër e që mendon dhe ndjen për keqtrajtimin e padrejtësinë që i bëhet sektorit privat nga shteti e shoqëria!
A ka njeri që e din dhe kupton se ky shtet e sektori publik jeton dhe funksionon nga puna e sektorit privat e se pagat e mirëqenien e kan nga puna e pandalë – gjithmonë përtej orarit të parapaë me ligj – e sektorit privat!
A ka njeri që ndjen keqardhje që sektori publik edhe tash nën udhëheqjen e qeverisë së re vazhdon me avazin e vjetër duke i kriju vetes beneficione të panumërta duke lidhë e ndërlidhë pushime festash të paqena e në të njejtën kohë e dinë dhe lejojnë që sektori privat të punoj pandërprerë!
A ka njeri në këtë vend që e din dhe ndjenë për rrezikun me të cilin kanosen punëtorët e sektorit privat nga mosmbrojtja në punë dhe numrin e madh të aksidenteve në punë – shumëherë me fatalitet!
A mendon kush në këtë vend se njëherë duhet të i vijë fundi këtijë keqtrajtimi?
Apo duhet të ua përkujtojmë se kjo shoqëri e ky popull sado që duket i pamarrun vesh e i durueshëm deri në ekstrem , din edhe të rebelohet dhe të shkatroj çdo gjë e edhe këtë ligj e rregull të pashkruar të keqtrajtimit të pjesës më të vyeshme të shoqërisë nga pjesa shpirtkeqe e shfrytëzuese e pandjenjë e sektorit publik!
Le të kujtojnë qeveritarët e rinj se dikur ky popull u çua në këmbë duke kërku barazi nën parollën: “Trepça radi, Beograd se gradi” – ” Trepça punon, Beogradi ndërton” e se së shpejti në tërë vendin do të kenë protesta të mëdha nën parollën: “Sektori privat punon, sektori publik pushon e vegjeton”!
Jam i mllefosur me sjelljen e palogjikshme dhe të padrejtë edhe të qeverisë së re dhe shumicës së bashkqytetarëve të pandjenja e të pashpirt të sektorit publik në Kosovë!
Së shpejti do të shihemi e do të dëgjohemi e bisedojmë më qartë e më kuptueshëm në rrugë!
Hazir Gashi
©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.