Treni i parë me shpejtësi të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka marrë dritën e gjelbër. Gjykata e lartë e Teksas-it pasi një seri seancash në gjykatat e shtetit, i ka dhënë të drejtën për shpronësimin e terrenit që nevojitet për realizimin e projektit, shoqërisë “Texas Central”. Projekti i trenit super të shpejtë përfshin itinerarin nga Dallas në Houston. Ky ishte kapitulli i fundit në kuadrin juridik për realizmin e hekurudhës së re teksane.

Pronarët e terreneve kundërshtonin shpronësimin e tokave që prekeshin nga lidhja hekurudhore, për të negociuar për një cmim më të lartë.

Në realizimin e infrastrukturës amerikane për shpejtësinë e lartë do të përfshihen kompani ndërkombëtare si “Central Japan Railway” që do të japë trenin e saj të tipit Tokaido Shinkansen, aktiv dhe i suksesshëm prej më shumë se gjysëm shekulli në Japoni, kompania spanjolle “Renfe” do të merret me mnaxhimin e hekurudhës; si dhe kolosi italian i ndërtimeve “Webuild” së bashku me degën e saj “Lane” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto të fundit do të realizojnë cdo gjë për sa i përket inxhinierisë civile për një kontratë me vlerë 16 miliard dollarë.

Ju pëlqen!

Treni super i shpejtë i Texas do të përshkruajë 379 km nga Dallas në Houston në rreth 30 minuta. Kjo është linja e parë e vërtetë hekurudhore për trena më shpejtësi të lartë në SHBA dhe do i garantojë pasagjerëve një mënyrë të sigurtë transporti, ndërsa treni mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 300 kilometrash në orë

Nga linja e re hekurudhore që është dhe një nga projektet më të rëndësishëm infrastrukturor të vendit, mund të përfitojnë të paktën 100 mijë udhëtarë të cilët cdo javë lëvizin me avionë apo me automjet mes dy qyteteve.

Sipas llogaritjeve të projektit, falë këtij realizimi do të reduktohen me më shumë se 100 mijë ton emetimet e gazit serë.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.