Kjo është fiks koha që duhet t’u thoni lamtumirë xhinseve dhe veshjeve të ngrohta, e të ktheni sytë nga fustanet e sezonit pranverë-verë. Ndërsa përgatisni gardërobën tuaj për ditët me ngrohta dhe me diell, ne po ju ndihmojmë me gjashtë tendencat e fustaneve nga pasarelat Pranverë/Verë 2022.

Mini

Ju pëlqen!

Siç e kemi parë me fundet, edhe mini fustanet janë rikthyer në modë. Ky trend nostalgjik Y2K mund të vishet me atlete ose me taka kudo. Shikoni këto tre stile nga Loewe, Bottega Veneta dhe Emporio Armani që do t’ju shërbejnë si frymëzim.

 

Detaje prerjesh

Tendenca e vitit 2021 do të vazhdojë të jetë po aq e preferuar edhe këtë pranverë/verë. Fustanet me prerje veçse janë super në modë, do t’ju mbajnë freskët gjatë ditëve të nxehta.

E bardhë e pastër

Fustanet e bardhë dhe të freskët do të duken të mrekullueshëm me lëkurë të nxirë dhe sandale. Jepini dollapit tuaj një rifreskim me një fustan të ri të bardhë me klas.

Temina verbuese

Dëshironi të shkëlqeni në diell? Trendi i kësaj pranvere jua lejon. Nëse jeni duke kërkuar t’i shtoni pak ndriçim pamjes suaj, teminat janë mënyra më e mirë për ta ndryshuar pamjen pa e tepruar.

Ngjyra të guximshme

Pranvera dhe vera nuk kanë kuptim pa ngjyrat e theksuara. Ndërsa ditëve gri të dimrit u ka ardhur fundi, ndriçojeni pamjen tuaj me ngjyra. Pavarësisht nëse është rozë neon apo e verdhë pastel, ngjyrat e theksuara janë mënyra më e mirë për të rënë në sy këtë pranverë/verë.

Transparente

Materialet transparente do të jenë shumë në modë këtë pranverë/verë. Nga krejtësisht të tejdukshëm deri tek ata të zbukuruar me dizajne për t’ju mbuluar, ka një sërë fustanesh transparente që mund t’ia shtoni gardërobës këtë sezon. Stilojini me bikini të lezetshme poshtë, ose merrni rrezikun dhe dilni gjysmë-zhveshur!

 

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.