IDC dhe Gartner bien dakord me statistikat e Microsoft se Windows 10 është instaluar në 900 milionë pajisje deri në Shtator.

Tregu i kompjuterëve u rrit për herë të parë që prej 8 vitesh në 2019

Tregu global i kompjuterëve shënoi rritje për herë të parë në 8 vite sipas firmave analitike IDC dhe Gartner. IDC beson se shitjet janë rritur me 2.7% në 266.7 milionë pajisje në mbarë botën gjatë 2019-ës ndërsa Gartner thotë 0.6% në 261.2 milionë pajisje.

2018 ishte tre mujori i parë me rritje prej 6 vitesh ndërsa 2019-ta ishte e gjitha në rritje. Edhe pse Gartner dhe IDC ranë dakord për drejtimin e tregut të PC por jo për mënyrën sesi i llogarisin. Firmat përllogaritin desktopët, laptopët dhe tabletë 2n1 por Gartner përjashton Chromebook.

Ju pëlqen!

IDC dhe Gartner bien dakord me statistikat e Microsoft se Windows 10 është instaluar në 900 milionë pajisje deri në Shtator.

Por nuk është çdo gjë pozitive për tregun e kompjuterëve në 2019-ën. Gartner e quajti mungesën e furnizimit me procesorë Intel një problem madhor por situata u ndihmua nga adoptimi i procesorëve AMD.

Tre prodhuesit e mëdhenj Lenovo, HP dhe Dell patën rritje por vendet e katërta Apple dhe Acer shënuan rënie mes 2018-ës dhe 2019-ës. 

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!