Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se sot kanë ndaluar një tregtar në fshatin Pestovë, i cili në momentin e inspektimit po shiste 100kg miell 80€, përcjell MekuliPress.com

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Komuna ka bërë me dije se rritja e çmimeve në këtë periudhë pandemie globale për shkak të Coronavirus është vepër penale e dënueshme me ligj.

Sipas komunës, ka furnizime mjaftueshëm dhe se nuk ka nevojë për panik.

Ju pëlqen!

“Rritja e çmimeve në këtë periudhë pandemie globale për shkak të Coronavirus është vepër penale e dënueshme me ligj. Tregtarët e pandërgjegjshëm po e prishin imazhin e shumicës së bizneseve që me nderë po e kryejnë punën e tyre në këtë situatë të jashtëzakonshme. Furnizime ka mjaftueshëm, nuk ka nevojë për panik por për kujdes nga të gjithë”, thuhet në njoftimin e tyre.

 

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.