Tregim rrënqethës:

“Ky është qeni besnik, i cili gjatë luftës më ka shpëtuar jetën nga ushtarët-paramilitaret serbë.
Edhe pse tri herë ishte plagosur duke u ballafaquar me çetniket serbë, nuk arrita ta mirrja me veti të sherohej. Nuk kisha forcë ta barti në krah, dhe posa u largoheshim nja 500m nga shtëpia, ai prap më ikte ashtu me plagë dhe kthehej në shtëpi.
Vetëm dy ditë para se të hynte KFOR-i e vranë serbët në dhomë të shtëpisë, sepse nuk i lejonte të hynin e dilnin brenda.
Pra ky ishte qeni im, Deltari Ilir, ma besnik se unë, i cili e dha jetën e tij për të mbrojtur shtëpinë dhe vendin ku ishte ushqyer e rritur për disa vite!”

Malsor Grajqevci

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.