Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 64 pacientë me COVID-19. Sipas njoftimit nga ky spital, nga 64 pacientët, 57 janë të konfirmuar me COVID-19, dhe 7 janë në pritje të rezultateve.

Po ashtu nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 5 Infermierë dhe 1 Bioinxhinjer janë të infektuar me Covid-19, ndërsa numri i atyre që janë në pritje të rezultatit është 7.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 64 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 57 të konfirmuar, dhe 7 në pritje të rezultateve. Nga pacientët e shtrirë 20 janë në Oksigjeno terapi, 3 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile. Numri i pacientëve të shëruar ka qenë 3”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

Ju pëlqen!

“Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kanë qenë 11 lindje, 5 lindje kanë qenë normale dhe 6 me prerje cezariane. Kanë lindur 11 foshnje, 7 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore. 198 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga këta 30 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thekson njoftimi.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.