Mëlçia e dhjamosur është një sëmundje që vret në heshtje, pasi sulmon trupin dalëngadalë dhe nuk shfaq simptoma të dallueshme. Shpeshherë edhe vetë mjekët e kanë të vështirë ta identifikojnë në stadet e saj të hershme, ndonëse dëmtimet janë në proces të vazhdueshëm. Për mëlçinë është normale të përmbajë disa yndyrna, por kur sasia e tyre përbën më shumë se 5-10% të peshës së mëlçisë, atëherë mëlçia juaj është dhjamosur. Ajo paraqitet më së shumti tek pacientët që vuajnë nga obeziteti, alkoolizmi dhe diabeti i tipit 2. Në këtë artikull ju njohim me disa trajtime natyrale që çhelmojnë mëlçinë e dhjamosur.

  1. Luleshtrydhet janë një nga ushqimet më të këshillueshme oër të çhelmuar dhe pastruar mëlçinë e dhjamosur pasi përmbajnë fibra të tretshme në ujë, vitaminë C dhe acide organike që parandalojnë formimin e dhjamit dhe reduktojnë inflamacionin e mëlçisë.

2.Limoni po ashtu luan një rol të rëndësishëm në pastrimin dhe detoksifikimin e mëlçisë. Edhe pse mund të duket shumë acid, është krej e kundërta, limoni ka veprim alkalin në trupin e njeriut. Nëse doni të çhelmoni mëlçinë krahas trajtimit medikamentoz pini dy herë në ditë limon të shtrydhur në ujë të vakët.

3. Perimet me gjethe të gjelbër nuk duhet të mungojnë asesi në dietën e njerëzve që kanë probleme me tretjen dhe mëlçinë, veçanërisht spinaqi. Ky i fundit është i pasur me fibra dhe acid folik që rregullon funksionet e mëlçisë dhe veshkave. Spinaqi është shumë i pasur me klorofilë, e cila shpërbën dhe eleminon toksinat nga mëlçia e dhjamosur. këshillohet të pini çdo ditë një gotë smoothie me spinaq.