Filozofi Fernando Savater pyet se cili nga këto llojet e budallenjve është më i rrezikshëm duke dhënë tre alternativa:

1- Budalla është ai që do gjithçka – gjënë e parë që i del përpara dhe të kundërtën e saj- të ikë dhe të rrijë, të vallëzojë dhe të qëndrojë ulur, të hajë hudhër dhe të japë puthje të zjarrta, të gjitha këto njëherësh.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

2- Budalla është ai që nuk e di se çfarë do dhe nuk merr mundimin ta kuptojë. Imiton dëshirat e atij që ka pranë ose thotë të kundërtën “sepse ashtu” dhe gjithçka bën, e bën i detyruar nga opinioni i shumicës së atyre që ka rrotull: është konformist pa reflektuar ose rebel pa shkak.

Ju pëlqen!

3- Budalla është ai që e do diçka, e di atë që do, e di përse e do, por nuk ka energji, është frikacak ose i dobët. Në fund e gjen veten duke bërë atë që nuk do dhe e shtyn për nesër atë që do, me shpresë se mund të bindet dhe ca më tepër për atë që do. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Rusia ndërton katedralen me mjete ushtarake gjermane të Luftës II Botërore
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!