Kur të jeni gati të bëheni prind, do t’ju duhet të merrni parasysh një mijë e një zgjedhje ! Ndonëse  nuk ka asnjë formulë të gatshme, falë informacionit të marrë nga gjinekologët, librat apo faqet e internetit, do të mendoni se jeni gati! POR në momentin kur merrni në krahë foshnjen tuaj, do të kuptoni sa shumë gjëra nuk dini e do t’ju mësojë ajo krijesë e vogël!

Nëse keni një djalë, një nga vendimet më të mëdha që duhet të merrni është nëse  doni apo jo ta rrethprisni birin tuaj (thënë në gjuhën popullore ta bëni synet). Për fat të mirë, nuk ka përgjigje të saktë ose të gabuar, por këtu janë tre gjëra që duhen marrë në konsideratë nëse vendosni të mos e bëni rrethprerjen.

Nuk është nevoja të bëni ndonjë gjë të veçantë për të pastruar organin gjenital të  foshnjës. “Kujdesi për një të porsalindur të pa bërë synet është i thjeshtë – lani zonën si çdo gjë pjesë tjetër të trupit: me një sapun të butë dhe me ujë të ngrohtë!

Mund të ketë një rrezik pak më të lartë të infeksioneve urinare

 Rrethprerja është një vendim që u mbetet prindërve (dhe jo mjekëve), sepse nuk është thelbësore për shëndetin e fëmijës. Megjithatë pediatrit pohojnë se një përfitim i mundshëm i rrethprerjes është se mund të ketë një rrezik pak më të ulët të infeksioneve të traktit urinar gjatë fëmijërisë.

Sipas Centers for Disease Control and Prevention (Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve) rreth 55 deri 65 përqind e të gjithë djemve të porsalindur janë rrethprerë në Shtetet e Bashkuara çdo vit e dihet që kjo procedura është shumë më e zakonshme në Amerikën e Veriut, Afrikë,  Lindjen e Mesme në Evropë, Amerikë Jugore dhe Azi. Megjithatë në fund të fundit mbetet një zgjedhje tërësisht në dorën e prindërve.  www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
[wpedon id=16879]