A keni shpeshherë ndjesinë se në shoqëritë e sotme po humbet vlera e miqësive të vërteta? Unë po. Duket se çfarëdolloj aspekti i shoqërive aktuale, bazohet tek falsifikimi dhe sipërfaqshmëria. Politikanët e korruptuar, pretendojnë se shqetësohen vërtet për mirëqenien e qytetarët.

Influencerët mendje–cekët po bëhen modeli dominues i të rinjve të sotëm, duke folur marrëzira dhe duke bërë budallallëqe. Vip–at narcizistë e përdorin bamirësinë si njëmekanizëm marketingu për të promovuar veten dhe për të tërhequr sa më shumë vëmendjen e publikut.

Mendoj se ka qenë gjithmonë kështu. Por sot po e shohim në një shkallë më të madhe falë mediave sociale. Një rol me shumë rëndësi luan edhe konsumerizmi i shoqërive të sotme. Në shumë aspekte, ai e ka shtrembëruar perceptimin tonë mbi jetën. Prandaj, le të renditim 3 arsyet kryesore se përse miqësitë e vërteta, po bëhen gjithnjë e më të rralla në shoqërinë tonë.

Ju pëlqen!

1. Trajtimi i njëri-tjetrit si objekte, është sot diçka normale

Mendësia e konsumatorit, nuk ndikon vetëm mbi perceptimin tonë mbi gjërat. Ajo nuk ka të bëjë vetëm me bollëkun e mallrave në treg, dhe opsionet e panumërta për të zgjedhur. Kjo sjellje prej konsumatori, është rrënjosur deri në atë masë në mendjet tona, sa që ne e konsiderojmë njëri-tjetrin si objekt konsumi.

Kjo shpjegon faktin pse kaq shumë njerëz i shohin sot miqësitë dhe marrëdhëniet nga perspektiva “jap–marr”. Kështu dëgjojmë shpesh njerëz të shprehen “Kërkoj një person që…”, “Kam nevojë për një shok që…”, “Burri im i ardhshëm duhet të jetë…”, “Unë dua që partneri im të…”

Marrëdhënia dhe pritshmëritë e disa njerëzve mbi miqësinë, duken si një listë e gjatë që nisin me fjalët “dua” dhe “më duhen”. Por çfarë ndodh me fraza të tipit “Unë jam i gatshëm të…”.në fakt, janë të paktë ata që janë të gatshëm të bëjnë diçka për të tjerët. Shumë njerëz duket se dinë vetëm atë që presin dhe kërkojnë.

Duket sikur sot është bërë normale të kujdesesh për përfitimet nga të qenit mik me dikë, në vend se të kesh një lidhje domethënëse me një person tjetër. E çfarë lloj miqësie mund të lindë nga kjo mendësi? Vetëm një miqësi e rremë dhe shumë e dobët.

2. Mirësjellja është më e rëndësishme se sa të qenit të vërtetë

Dëshira për t’u pëlqyer dhe pranuar është shumë e natyrshme. Por rrjetet sociale e kanë çuar atë në një nivel të ri. Ajo ka pushuar së qeni thjesht një nevojë e natyrshme njerëzore, dheështë kthyer në një varësi në ditët tona. Çfarë mund të shohim sot në Facebook apo Instagram?

Profile të panumërta plot me fytyra të përsosura që nuk ekzistojnë në jetën reale, ndjenja të bukura që janë të falsifikuara, dhe fjalë shumë shpirtërore, që nuk janë menduar në realitetnga ai që i ka postuar. Dëshira për t’u dukur të përsosur, ka hyrë fshehurazi edhe në jetën tonë personale.

Duket sikur gjëja më e rëndësishme në marrëdhëniet ndër–personale, është të dukeni si një person i këndshëm për të tjerët. Jo për të qenë vërtet një i tillë, por për t’u dukur ashtu. Ndaj u buzëqeshni të tjerëve (edhe nëse fshehurazi i urreni ata), zhvilloni një bisedë në dukje shumë miqësore (edhe nëse nuk ju intereson personi me të cilin po flisni), thoni gjëra të bukura (edhe nëse nuk i mendoni realisht ato).

Njerëzit e sinqertë që nuk kanë frikë të thonë të vërtetën, dhe t’i thonë gjërat me emrat qëkanë, përqeshen si intolerantë dhe të pandjeshëm. Nga të gjithë pritet që ne t’i fshehim mendimet tona reale. Por ekziston një dallim të madh midis të qenit vërtet i sjellshëm, dhe të shtirurit sikur jeni një njeri i sjellshëm më dikë.

3. Sot nuk vlerësohen më lidhjet e qëndrueshme dhe domethënëse me njerëzit e tjerë

Shoqëria e sotme konsumatore, na nxit jo vetëm të përfitojmë me dinakëri nga të tjerët, por ajo nuk na mëson që t’i vlerësojmë ata. 70 vjet më parë, nëse frigoriferi juaj prishejpapritmas, mendimi juaj i parë do të ishte që ta çoni tek tekniku për ta riparuar.

Sot ka shumë të ngjarë që thjesht të shkoni në dyqan, dhe të blini një frigorifer të ri. Por çfarë lidhje ka blerja e një frigoriferi të ri me miqësinë? Ka, dhe madje më shumë se sa duket nëpamje të parë. Mund edhe të mos e kuptojmë, por kjo pikëpamje ka më shumë fuqi në perceptimin tonë sesa mund ta imagjinonim.

Ajo qasje mbjell në mendjet tona të nënvetëdijshme, idenë se gjërat dhe njerëzit nuk duhen vlerësuar, pasi ato mund të zëvendësohen shumë lehtë. Duke qenë të mësuar me bollëkun, ne jetojmë me iluzionin se nëse gjërat shkojnë keq, ne mund të marrim gjithmonë diçka të re.

Një mik të ri, një partner të ri, një “shpirt binjak” të ri etj. Por problemi është se marrëdhëniet njerëzore nuk funksionojnë kështu. Ndonjëherë ju duhet ta “riparoni’ marrëdhënien ose miqësinë tuaj, në vend se të hiqni dorë prej saj, dhe të vazhdoni të krijoni miqësi apo marrëdhënie të tjetra.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!