Trashëgimia kulturore, është aset i vyer për vendin tonë që i jep vlerë të shtuar dhe jetë itinerarit të muzeumeve.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, Yuri Kim vizituan qytetin e gurtë të Gjirokastrës, pasuri botërore, nën mbrojtjen e UNESCO-s.

“E ndodhur në këmbët e saj, Gjirokastra së pari të krijon një ndjesi ngurrimi, por kur hyn në të, nuk do të doje të largoheshe”- shprehet Margariti.Ministrja thekson se, “teksa vizitoi disa nga pikat më të bukura turistike dhe të trashëgimisë kulturore, ndau me ambasadoren edhe projektet për t’i dhënë jetë itinerarit të muzeumeve, që rrëfejnë historinë e qytetit”. /atsh/

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.