Së fundi rrjeti social do të shtojë një seksion “Live Now” në IGTV ku njerëzit mund të gjejnë përmbajtje për të parë live për momentin.
Transmetimet live në Instagram zgjaten në 4 orë
Transmetimet Instagram Live do të zgjasin më tepër. Shërbimi tha se maksimumi i një transmetimi live tani do të jetë 4 orë nga 1 orë që ka qenë më parë.

Në mënyrë që përdoruesit të përfitojnë nga ndryshimet e reja, llogaritë duhet të jenë në gjendje të mirë dhe të mos kenë shkelje të pronësisë intelektuale.

Ideja është që të parandalohen transmetimet ilegale të filmave. Gjithashtu së shpejti përdoruesit mund të arkivojnë transmetimet deri në 30 ditë, në të njëjtën mënyrë si arkivohen historitë dhe postimet.

Ju pëlqen!

Së fundi rrjeti social do të shtojë një seksion “Live Now” në IGTV ku njerëzit mund të gjejnë përmbajtje për të parë live për momentin.

Instagram po investon në transmetimet live ndërsa ky format ende është shumë popullore për shkak të pandemisë. Njerëzit po përdorin transmetimet live përpothuajse çdo gjë që kanë bërë më parë përfshirë blerjet.

Nga ana tjetër kompania synon të mbajë përdoruesit sa më shumë në aplikacion.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.