Problemi ynë, që duhet zgjidhë më urgjentisht, nuk është tërheqja e njohjeve nga shtete të tjerë.

Problemi ynë është tërheqja e një pjese tonë nga njohja e shtetit tonë.
Pjesa jonë që e ka tërheqë njohjen e shtetit të Kosovës janë partitë, votuesit dhe gazetarët e tyre që kanë qeverisë këto 20 vite.
Secila e secili i ka heq diçka shtetit: dikush sovranitetin, dikush territorin, dikush popullsinë, dikush mendjen. Sigurisht me votën e shqiptarëve dhe besuesit e ligësisë së shumë gazetarëve.


Duke e gërryer së brendshmi kanë krijuar një bosh, pranimin e të cilit e refuzojnë edhe ata që më parë e kanë pranuar si projekt që do ta mbushnim, jo si projekt që do ta zbraznim.
Në fund të fundit, njoha e boshit është e vështirë edhe për reflektuesit e thekur e të ngeshëm filozofik!

Ju pëlqen!


Shuma jonë që e ka tërheqë njohjen e shtetit të Kosovës dje, është e barabartë me shumën e atyre që po e mbështesin sot tërheqjen e Grenellit nga njohja e shtetit të Kosovës. Në vend që të mbështesin SHBA-të që na kanë njohur si shtet.
Mos ndoshta Grenelli po teston nëse qëndrimin e tij mund ta bëj vendim dhe politikë të SHBA-ve? Sigurisht me gatishmërinë dhe mbështetjen tonë.
Prandaj është kaq e rëndësishme që më ndjesinë tonë masive e kolektive të shprehim dhimbjen që na shkakton goditja e Grenellit dhe mirënjohen tonë ndaj SHBA-ve që na kanë shëru dhimbjen shekullore.


Në fund të fundit kush të jep një shpullë do me të shkaktu dhimbje. Nëse nuk tregon se e ndjen dhimbjen, e detyron (Grenellin) me ta dhënë edhe një tjetër. Aq më tepër nëse qesh apo i thua të lumtë dora. I duhet të të jap shpullën tjetër, derisa ta kuptosh e t’ia bësh të njohur se e ndjeve dhimbjen e saj.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!