Edhe sportistët në ndihmë për cështjen kombëtare. Është trajneri shqiptar nga Kosova, Driton Kuka, i cili ka dhënë deklaratë të qartë, e të drejtë, karshi Bashkimit Evropian për padrejtësitë që po i bënë popullit shqiptarë.

Driton Kuka, trajneri më i mirë në botë, ka lansuar një porosi të logjikshme për të gjithë shqiptarët, derisa ka thënë se politika raciste karshi vendit tonë po vazhdon nga BE.
“Por jemi 10 milionë shqiptar së paku edhe duhet vazhduar punën e përkushtimin për atdheun tonë!”, ka shkruar ndër të tjera Kuka.

Postimi i plotë i Driton Kukës në facebook:

Ju pëlqen!

“Vend për zhgënjim s’ka!

Politika raciste karshi vendit tonë po vazhdon nga BE!

Por jemi 10 milionë shqiptar së paku edhe duhet vazhduar punën e përkushtimin për atdheun tonë!

Kosova shteti ynë i ri do ec tutje e rëndësishme që e kemi edhe atdheun amë Shqipërinë e shqiptar të fuqishëm e njerëz me Zotësi anembanë Botës!

Vullnetin për punë, atdhedashuri sdojmë me ndal kurrë, diskriminimin ta shndërrojmë në energji pozitive për angazhim natë e ditë!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.