Kauza e Carlo Ancelotti në “Bernabeu” u ndihmua nga kasti i yjeve në dispozicion të tij, me pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, midis tyre. Portugezit i është dhënë “licenca” për ta shprehur veten gjatë një karriere të mrekullueshme, me Ancelotti që pranon se nuk kishte nevojë t’i jepte udhëzime atij:

“Nuk keni nevojë të ndërtoni një ekip rreth Cristiano Ronaldos. Siç e ka thënë edhe Zidane, ju thjesht duhet t’i vendosni lojtarët e tjerë në mënyrën më të rehatshme në fushë, rreth tij. Unë nuk mendoj se duhet të ndërtoni taktika të rrepta me këtë lojtar në mbrojtje. Ka lojtarë që janë më shumë të përfshirë në fazën e sulmit, ka të tjerë që duhet të përfshihen më shumë në fazën mbrojtëse.

Sigurisht, ata duhet të punojnë së bashku, sepse skuadra është pjesa më e rëndësishme e lojës, por një sulmuesi si Ronaldo, që është në gjendje të shënojë çdo ndeshje të vetme, nuk ke nevojë t’i japësh udhëzime ekstra taktike. Kjo është mënyra më e lehtë e një trajneri për të menaxhuar lojtarët fantastikë, për shkak se ata janë profesionistë, janë seriozë, kanë personalitet, janë të motivuar”.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.