Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick ka thënë se Robert Lewandowski mund të fitojë Topin e Artë pasi ka shënuar 51 gola këtë sezon dhe ka fituar titullin në Bundesliga dhe Kupën e Gjermanisë të njohur si DFB-Pokal.

Lewandowski shënoi dy herë në fitoren 4-2 të Bayernit ndaj Leverkusenit në finalen e së shtunës mbrëma për të kompletuar fitimin e dyfishtë vendor.

David Alaba dhe Serge Gnabry shënuan të parët, ndërsa Lewa doli në skenë në pjesën e dytë me golat në minutat 59’ dhe 89’ duke quar në 51 numrin e golave këtë sezon në të gjitha garat.

Ju pëlqen!

Lewandowski ka shënuar 34 gola në Bundesliga, ka shënuar 11 gola në Ligën e Kampionëve, ku Bayerni është ende në garë, dhe gjashtë gola në kupë.

Kjo ka bërë që trajneri Flick ta mbështes yllin e tij në garën për Topin e Artë, duke deklaruar që Lewandowski tashmë i ka vendosur themelet.

“Pesëdhjetë e një gola janë tashmë shumë. Goli i parë që Lewy shënoi, goli i tretë që shënuam, ishte i shkëlqyer. Mënyra se si ai e merr topin është brilante. Sigurisht, ai ka pasur edhe pak fat. Por, kjo është ajo që e dallon atë, që ai ka këtë besim në cilësinë e tij”, ka thënë fillimisht Flick.

“Nëse ai ka shënuar 34 gola në Bundesligë këtë vit, atëherë mund të mendoni se si një lojtar nga Bundesliga mund të bëhet fituesi i Topit të Artë. Pra, pse jo? Ai i ka hedhur të gjitha themelet me këtë arritje këtë vit dhe do të dëshiroja ta fitojë atë”, përfundoi trajneri i Bayernit.

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi fitoi Topin e Artë në vitin 2019, duke mposhtur Virgil van Dijkun e Liverpoolit në garë, ndërsa lojtari i fundit i Bayernit që fitoi çmimin individual ishte Karl-Heinz Rummenigge në vitin 1981

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!