Politikanja serbe, Rada Trajkoviq, thotë se shteti i Serbisë e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës të premten kur në Mynih të Gjermanisë ka nënshkruar marrëveshjet për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Beograd.

Siç ka thënë Trajkoviq lëvizjet në Mynih shpiejn tek ajo që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e kishte përmendur në letrat e tij dërguar Thaçit dhe Vuçiqit ku i ftonte në Shtëpinë e Bardhë për të nëshkruar atë që e quante ‘marrëveshje historike’.

Për Direktno.rs, Trajkoviq ka folur edhe për marrëveshjen rreth hekurudhave, duke thënë se trajektorja për të cilën përfolet se do t’i bie hekurudha Fushë Kosovë- Merdare është totalisht jashtë funksionit dhe që kërkon një shumë të madhe të hollash për ta rikonstruktuar.

Ju pëlqen!

Ajo ka përmendur në anën tjetër edhe refuzimin e Albin Kurtit për të pranuar marrëveshjet pasi sipas tij ishin arritur nga njerëz që nuk kishin legjitimitet nga qeveria e re.

Lexo po ashtu:  Kurti e thekson dialogun me Serbinë: Kosova është konstruktive – njohje reciproke në thelb dhe reciprocitet si princip
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!