61 pacientë me coronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ku 11 prej tyre janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Sipas një njoftimi nga ky Spital, një paciente e shoqëruar edhe me sëmundje tjera ka vdekur, kurse një pacientë është në gjendje të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.

“Nga personeli i Spitalit 4 Mjek, 5 Infermierë dhe 1 Bioinxhinjer janë të infektuar me COVID-19, ndërsa 6 anëtar të tjerë të Personelit ton janë në pritje të rezultatit”, thuhet në njoftim.

Ju pëlqen!

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit 169 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈ në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

“Nga këta 13 pacientë janë̈ shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 5 operacione. 3 lindje kanë qenë gjatë këtij vikende,2 lindje kanë qenë normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 1 ̈e gjinisë femërore. 199 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,675 analiza”, thuhet në njoftim.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!