Jeronim De Rada e përshkruante kështu, kësulën e veshjes së gruas arbëreshe: “Keza është diadema që vërehet në krye të vashës shqiptare ditën e martesës dhe të cilën e mban mandej si nënë në familje, si grua burri dhe si zonjë shtëpie”.

Në kulturën arbëreshe, veshjet e ceremonialit dhe elementet shoqëruese janë një pasuri e rrallë. Secilit detaj i kushtohet një vëmendje e madhe, si në krijim ashtu dhe në mirëmbajtje.

Një element i tillë i rrallë për etnografinë është edhe kësula ose siç njihet gjerësish tek arbëreshët: “Keza”.

Ju pëlqen!

Keza, është zakonisht një kësulë në ngjyrë të kuqe ose të gjelbër, prej mëndafshi a prej kadifeje, e qëndisur me fije ari, që e vënë nuset arbëreshe ditën e dasmës dhe në raste festash. / Hejza /

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!