Ish luftëtari i UÇK-së, Ramadan Selimi, vëllai i Rexhep Selimit, ka folur për rënien e komandant Mujë Krasniqit.

Në Facebook ai ka publikuar një foto të Krasniqit, ku thotë se ishte me 140 ushtarë të UÇK-së, duke shkuar drejt kufirit në Pashtrik nga Shqipëria.

Ai thotë se Krasniqi bashkë me dajën Ali, dhëndrin Beqir Gashi dhe mbi 40 ushtarë të tjerë, ranë duke luftuar në pritën nga forcat serbe.

Selimi thotë se sot në 21 vjetorin e rënies së tyre, ende është enigmë se si ndodhi kjo pritë.

Postimi i tij i plotë:

Ishte data 13/12/1998 qe është bër kjo foto ku shifet Komandanti Mujë Krasniqi me 140 ushtar te UÇK-së duke ja mësyrë kufirit ne Pashtrik nga Shqiperia për t’iu sjellë barut luftetarve tjerë, qe veq u kishin mbetë pak fishek ne zonat e luftes.
Daja Mujë bashk me dajen Ali, dhëndrin Beqir Gashi e mbi 40 ushtar të tjerë, ran heroikisht duke luftuar ne ketë pritë qe e kishin zën forcat Serbe!
Shumë tjerë u plagosen dhe disa te tjerë arriten te shpetonin nga kjo pritë , por deri me sot qe po futemi ne vitin 21 nga ramja e tyre, ende është enigmë se si ndodhi kjo pritë? Prandaj pjesëmarrsit e kësaj beteje duhet te flasin dhe ne emer te gjakut te shokve te tyre te kerkojnë zbardhjen e kësaj prite misterioze?!…