Tomor Morina po qëndron ende i mbyllur në Maqedoni, sepse atë e kërkon Serbia. Opinioni publik në Kosovë nuk reagon. Pse?
Sepse 20 vitet e fundit në Kosovë është shkruar një histori vetëm për një grup luftëtarësh të cilët i janë futur politikës si biznes, janë thurrur mite të qena e të paqena për ta, ndërsa shumë luftëtarë të pashoq i kan hudhur margjinave duke u frikuar se mos ata po ju marrin famën.
E kush është Tomori?
Ai njihet në qytetin e Gjakovës si legjendë urbane. Djalë që bënte një jetë solide për kohën. Me kushte relativisht të mira financiare, me shoqëri pa fund rreth e rreth Europës, i hareshëm dhe karizmatik në çdo ambient ku gjindej. Shok besnik dhe i papërmbajtshëm ndaj çdo padrejtësie. Por njëkohësisht i edukuar me frymë atdhedashurie.
Ai i la tē gjitha ato privilegje që shumëkush ia kishte lakmi në atë kohë dhe ndër djemt e parë nga qyteti, vendosi t’i bashkohej luftës. Shkuarja e tij në luftë frymëzoi në atë kohë me qindra të rinj nga qyteti për t’u mobilizuar dhe t’i bashkohen Tomorit.
Atij në këtë rrugë iu bashkangjitën edhe dy vëllëzërit e tij, Miloti që erdhi nga Gjermania dhe Batoni që kishte vetëm 16 vjeq.
Tomori ështe nga ata djem që nuk kishte shkuar me bo foto në luftë. Qëndroi vetëm nëpër vijat e para të frontit, bashkë me shokët e tij nga qyteti i Gjakovës, të cilët përbënin “Njësitin për Intervenime të shpejta”. Nuk ka fshat ne Dukagjin ku nuk kishte luftuar deri në fund edhe në thyerjen e kufirit në Koshare.
Lufta mbaroi, dhe siç i ka hije një luftëtari shembullor, iu kthye familjes dhe shoqërisë.
Ai kurr nuk përdori fjalën UÇK për ndonjë privilegj. Asnjëherë…. edhe pse e kishte autoritetin aq të lartë në qytet. Përkundrazi refuzoi kategorisht “oferta” të tilla.
Tomori nuk u fut as rrugës së politikës, sepse mendonte se për politikë janë njerzit me shkollime superiore që duhet të mirren. U nis për Londër dhe iu përkushtua punës dhe familjes.
……..por kësi lloj profili të luftëtarëve, mediat, opinioni publik, politikanët…nuk i njohin më. Mitet për luftën i kan krijuar tashmë 20-30 persona që i shohim çdo natë nëpër studiot televizive.
Ky është Tomori nga Gjakova.
Gjakova e shumë luftëtarëve dhe heronjëve.
Gjakova pa asnjë Gjeneral lufte! Gurakuq Dobruna /MekuliPress /

Gurakuq Dobruna /MekuliPress /

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.