Avokati Tomë Gashi ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili dje në Forumin e mbajtur në Shkup, tha se nuk duhet të mbetemi peng i së shkuarës.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi i ka thënë Ramës se ai do të fliste ndryshe po të ishte bërë lufta në Shqipëri, po t’i vriteshin familjarët, përcjell Bota sot.

Më tej, ai i ka përmendur dhe numrat e të vdekurve dhe dhunuarve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ju pëlqen!

Ai ia ka kujtuar se Vuçiq ka qenë ministër i Millosheviçit dhe nëse ai ia ka falur tri gjenocidet e kryera në Kosovë, Kosova nuk ia ka falur.

Postimi i tij i plotë:

Me pas qenë Shqipëria në luftë me Serbinë me 1998 dhe 1999, ti ndryshe kishe fol.

Nuk ti kanë vra ty shkiet e Vuçiqit fëmijët, babë e nanë, vllazën e motra, axhë e dajë ,se me t’i pas vra, ndryshe kishe fol.

Nuk kanë vra shkiet e Vuçiqit në Shqipëri mbi 15 mijë qytetarë civil për nja 3 muaj, vetëm që ishin shqiptarë, se ndryshe kishe fol.

Nuk i kanë vra shkiet e Vuçiqit në Shqipëri mbi 1400 fëmijë të moshave nga disa ditë deri 7 vjeç vetëm që ishin shqiptarë, se ndryshe kishe fol.

Nuk i kanë dhunu shkiet e Vuçiqit mbi 20 mijë gra gjatë luftës vetëm që ishin shqiptarë, se ndryshe kishe fol.

Nuk i kanë zhduk në Shqipëri shkiet e Vuçiqit mbi 7000 shqiptarë duke i djeg e hedhur në liqe në Serbi, e duke i rivarrosur në kazerma të ushtrisë e te policisë gjenocidiale serbe, vetëm që ishin shqiptarë, se ndryshe kishe fol.

Nuk i kanë ende në Serbinë e Vuçiqit mbi 1800 trupa të shqiptarëve të Shqipërisë edhe pas 22 vjet të përfundimit të luftës, po janë trupa të shqiptarëve të Kosovës, se ti ndryshe kishe fol.

Nuk e kanë bë shkiet e shokut tënd Vuçiqit Shqipërinë po e kanë bë Kosovën shkrumb e hi, se ti ndryshe kishe fol.

Ke harru që Vuçiqit ka qenë ministër i Millosheviçit gjatë luftës në Kosovë, se ti ndryshe kishe fol.

Mbahu ti me shokun tënd, shkaun e Serbisë që kanë kryer tri gjenocide ndaj shqiptarëve, që ti duket se ja ke falur por ne JO.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.