Avokati Tomë Gashi ka publikuar një video të deputetes së LDK-së, Besa Gexherrit e cila nga Kuvendi i Kosovës ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin për vrasje.

Gashi shkruan se mos po e marrin në pyetje presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në Gjykatë Speciale edhe për këtë video.

Në këtë video Gaxherri e ka akuzuar Thaçin se ka probleme mendore, andaj sipas saj, nuk e kanë ditur për këtë, edhe pse e kishin votuar për president.

Ju pëlqen!

“Nga sjelljet e tij të fundit, del se Hashimi është duke punuar për Serbinë për arsyet e tij personale dhe ka probleme me shëndetin mendor dhe për këto dy shkaqe Kushtetua jonë jep mundësinë për shkarkim të Presidentit”, thotë ndër tjera në fjalimin e saj deputetja Gaxherri.

“Ju z. Hashim Thaçi jeni një politikanë që pati në ngritjet e veta shumë të dyshimta. Referuar shumë raporteve ndërkombëtare dhe veprimeve tua skandaloze, duke shkelur mbi kufomat, duke vrarë kundërshtarët tuaj politik, duke i burgosur shokët e tua të luftës, duke i degraduar luftëtarët e lirisë, duke zhvatur këtë popull të vuajtur e të varfër, duke bashkëpunuar me agjenturat e huaja dhe tërë kësaj maskarade ia hoqe vet maskën tuaj ftyryrës tuaj…”, thotë ndër tjera në fjalimin e saj deputetja Besa Gaxherri.

Më poshtë postimi i Tomë Gashit:

4 DITË JANË SHUMË, PO NASHTA EDHE NUK JANË SHUMË! MOS PE MARRIN NË PYETJE HASIMIN APO PRESIDENTIN EDHE PËR KËTË VIDEO!

NUK KA BESË HAGA JO!

KA GJASA QË SOT A NESER KTHEHET PRESIDENTI!

 

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.