Avokati Tomë Gashi ka thënë se Rexhep Selimi nuk është i përfshirë në vrasje kriminale dhe është tentativë e pasuksesshme për ta implikuar atë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se media Albanian Post, e regjistruar në Shqipëri, tenton ta implikojë Rexhep Selimin në dyshime për “frikësim dhe dyshim i bazuar për organizim të vrasjeve”, por që Selimi nuk ka qenë asnjëherë i përfshirë në rastet që i përmend ky medium.

Gashi ka shtuar se kot e kanë me publikime të tilla, ata që janë alergjik ndaj Vetëvendosjes, duke shtuar se mediat e kanë lirinë e shprehjes por edhe Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës e ka të obliguar që t’i ftojë të gjithë ata që kanë informata për vrasje të përmendura në këto shkrime, përcejll MekuliPress.com

Ju pëlqen!

“Titujt bombastik për lexim dhe klikime mund të jenë strategji e mirë për publicitet por edhe mund të krijojnë dëme të pariparueshme të cilat mediumin dhe gazetarin mund ta dërgojnë në Prokurori për të dhënë sqarime dhe në Gjykatë për tu përballur për padi për kompensime”, ka shkruar ndër të tjera avokati.

Postimi i tij i plotë:
Tentativë e pasuksesshme e implikimit të z. Rexhep Selimit në kinse veprime kriminale.

Një media e re e regjistruar në Shqipëri që pretendon të ketë lexues edhe në Kosovë tenton ta implikojë Rexhep Selimin në dyshime për “frikësim dhe dyshim i bazuar për organizim të vrasjeve”.

Z. Rexhep Selimi asnjëherë nuk ka qenë nën hetime për raste që i përmend Albanian Post.

Ata që janë alergjik ndaj Lëvizjes VETEVENDOSJE! kot e kanë që me publikime të tilla të pabazuara e të pavërteta të kërkojnë publicitet duke bërë spektakle të cilave as ata vetë nuk i besojnë.

Mediat e kanë të garantuar lirinë e shprehjes por edhe Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës e ka të obliguar që t’i ftojë të gjithë ata që kanë informata për vrasje të përmendura në këto shkrime.

Nuk është ndonjë gjë që i bënë nder medias për të përmendur me emra dhe mbiemra të dyshuar për vrasjet politike në Kosovë ata të cilët nuk jetojnë më.

Titujt bombastik për lexim dhe klikime mund të jenë strategji e mirë për publicitet por edhe mund të krijojnë dëme të pariparueshme të cilat mediumin dhe gazetarin mund ta dërgojnë në Prokurori për të dhënë sqarime dhe në Gjykatë për tu përballur për padi për kompensime.

Lufta mediale për ta njollosur dikë e për ta mbrojtur dikë tjetër nuk është as e ndershme e as korrekte dhe nuk ka asnjë pikë efekti në Gjykatën Speciale.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.