Tomë Gashi tregon porosinë e Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut për vrasësit e Astrit Deharit Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka qëndruar në qelinë A3 ku është gjetur i vdekur Astrit Dehari. Prej marrjes së detyrës, Haxhiu ka zgjedhur të vizitojë fillimisht Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në shoqëri të Nehat Thaçit, Drejtorit të shërbimit Korrektues të Kosovës.

Përveç qelisë ku ishte gjetur Dehari, Haxhiu është interesuar edhe për një prej dyerve në pavijonin A, që e lidh Qendrën e Paraburgimit me stacionin e Policisë. Haxhiu ka thënë se qëllimisht ka zgjedhur për vizitë të parë këtë qendër paraburgimi, për të përçuar mesazhin se janë të zotuar në zbardhjen e rrethanave në të cilat mbeti i vdekur aktivisti Dehari, në nëntorin e vitit 2016.

E për këtë veprim të Ministres Haxhiu ka folur edhe avokati Tomë Gashi i cili në një prononcim ka thënë se vizita e Ministres së Drejtësisë në qelinë e paraburgimit në Prizren, aty ku është vrarë me 2016 Astrit Dehari ka vetëm një porosi, që Lëvizja Vetëvendosje tani në pushtet me kryeministrin Albin Kurtin dhe me Ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu do të bëjnë gjithçka që vrasësit e Astrit Deharit të identifikohen dhe të akuzohen e të dënohen bashkë me shtytësit në vrasje dhe ata që e kanë fshehur vrasjen për mbi 3 vjet.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

“Albulena Haxhiu si Ministre e Drejtësisë e ka premtuar këtë dhe do ti përmbahet këtij premtimi dhe detyrimi deri në fund. Para drejtësisë do të dalin të gjithë të implikuarit në vrasje pa marr parasysh se çfarë postesh politike dhe shtetërore kanë mbajtur deri më tani”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!