Roland Bicerri efektiv i FNSH-së, humbi jetën sot pasi djali i tij 7-vjeçar e qëlloi atë aksidentalisht për vdekje me armë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik në një lokal.

Mësohet se djali i tij i mitur ka marrë armën teksa i ati po luante bilardo dhe e ka shkrepur aksidentalisht, por plumbi ka rezultuar fatal për efektivin Roland Bicerri. Njëri prej punonjësve të bilardos thotë se gjithçka ndodhi papritur.

“Po bënim muhabet në banak vetëm kur dëgjojmë krismën. Ne ishim larg me tavolinën e viktimës. Në banak ishim 2 persona, ndërsa në tavolinën e tyre 3 a 4 persona. Nuk dimë asgjë çfarë u bë pastaj se na ra të fikët” – tha ai.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.