Djaloshi tenton që me dorë t’u bëjë me dije të pranishmeve që diçka nuk është në rregull, por askush nga publiku nuk reagon, duke menduar se sjellja e tij është pikë e cirkut.

Në internet është publikuar një video nga një pikë e cirkut me një gjarpër të madh, i cili e ngufatë trajnerin e tij.

Në video shihet se si i riu e vë gjaprin, për të cilin mendohet se është piton ose boa konstriktor, rreth qafës, më pas gjarpri fillon të shtrëngojë atë derisa bie në dysheme pa vetëdije.

Djaloshi tenton që me dorë t’u bëjë me dije të pranishmeve që diçka nuk është në rregull, por askush nga publiku nuk reagon, duke menduar se sjellja e tij është pikë e cirkut.

Në fund, ndihmë djaloshit i japin dy kolegë të tij, të cilët ia heqin gjarprin nga qafa.

Megjithatë, disa media thonë se i riu ka vdekur, policia lokale këtë e mohon, por nuk dëshiron të zbulojë detaje. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]