Luiza Gega rikonfirmon se është më e mira në Evropë. Atletja shqiptare, Luiza Gega kap normën e Botërorit të 2023-it, në garën e radhës të “Diamond League”. Kampionia në fuqi e Europës, në Bruksel shënoi kohën 9.14.41, duke qenë mes atleteve më të mira të Botës, ndërsa para saj renditeshinvetëm afrikanet.

Norma e Botëtorit dhe Olimpiadës është 9.23.00, ndërkohë që Luiza është shumë poshtë kësaj kohe dhe pretendon të ulë edhe më shumë rezultatin e saj personal.

Vetëm pak ditë më parë, Gega nderoi Shqipërinë me paraqitjen fantastike në kampionatin Europian që u zhvillua në Mynih.

Lexo po ashtu:  Shqiptarja nga Kosova, Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Grand Prix të Portugalisë
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!