Telegram ngushëllimi

Familjes së Qerim Kelmendit

Pejë- Kosovë

Ju pëlqen!

Ne, ish-vullnetarët nga Republika e Shqipërisë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u ndjemë shumë pezmatues kur dëgjuam lajmin kob për vrasjen e luftëatërit të orëve të para i UÇK-së, Qerim Kelmendi. Po të kemi parasysh propagandën shumëvjeçare kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftëtarëve të saj,  jo vetëm gjatë luftës por edhe pas saj, e intensifikuar në mënyrë të jashtëzakonshme këta 2-3 vitet e fundit nga  më shumë se 6-7 medja të përditshme në Kosovë, si dhe aktivitetin luftarak gjatë luftës të Qerim Kelmendit dhe gjithë familjes së tij, por dhe luftën e përditshme të Qerimit e të Ibrahimit kundër propagandës anti-UÇK në mbrojtje të vlerave të kësaj Ushtrie Çlirintare, natyrisht që kjo vrasje në pritë, njësoj si dikur u vra shoku i ngushtë e bashkëluftëtari tjetër i tij i asaj Logjistike, Ilir Konushevci, nuk përbën për ne diçka të papritur.

E gjithë ajo propagandë kundër UCK-së dhe veçanërisht kundër Qerim e Ibrahim Kelmendit, thuajse e ngjashme nga të dy krahët politikë në Kosovë, pa tjetër që do të çonte në një krim të tillë makabër. Për fatin tonë të keq tradhëtarët dhe mosmirënjohësit i kemi me bollëk.

Kjo është thjesht një vrasje politike dhe, në politikë nuk ka kurrë ngjarje të rastit; kjo vrasje ka qenë menduar e studjuar me kohë, njësoj si vrasja e Ilir Konishevcit. A thua të jenë të njëjtët urdhërdhënës për këta dy furnirorët kryesorë me armatim të UÇK-së prej Shqipërie, bazuar në ngjashmërinë e metodës së vrasjes të këtij njësiti?

I shprehim familjes së Qerim Kelemdit  ngushëllimet tona të thella me shpresën se ndoshta një ditë kriminelët e pritës dhe urdhërdhënësit e tyre do të dalin para drejtësisë.

Për Kryesinë e Shoqatës “Vullnetarët e Lirisë” , pjestarë të formacioneve të UÇK-së

Dilaver Goxhaj

(Shpëtim Golemi)

 

Tiranë, 27 shkurt 2020

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!