Ballshi iu bashkua punëtorëve në protestë

Me qindra qytetarë të Ballshit iu bashkuan sot protestës së punëtorëve të Uzinës së përpunimit të thellë të naftës. Marshimi protestues nisi nga Uzina dhe shkoi në qendër të qytetit. Protestës iu bashkuan edhe përfaqësues të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Buqizës dhe organizata të shoqërisë civile, përfshirë edhe përfaqësues e aktivistë të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! (LVV) në Shqipëri.

Punëtorët kërkojnë rrogat e papaguara prej 24 muajve, kushte më të mira në punë, remontin e uzinës dhe rinisjen e punës në rafineri. Kërkesat e tyre janë të drejta dhe të realizueshme, por ato kërkojnë organizim e mobilizim pasi krimi i mafies së naftës është i gjerë e i thellë, prej privatizimit të parë e deri te shitjet dhe rishtijet grabitqare, që janë lejuar dhe realizuar përmes kapjes së shtetit nga interesa private.

Ju pëlqen!

Pas protestës, përfaqësues të LVV Shqipëri vizituan edhe punëtorët që po qëndrojnë prej 8 ditëve në grevë urie në objektin pranë hyrjes kryesore të uzinës. Një prej punëtorëve grevistë ishte shtruar më herët në spital për shkak të gjendjes shëndetësore. Përfaqësuesit e LVV u shprehën punëtorëve solidaritetin dhe gatishmërinë për të ndihmuar në realizimin e kërkesave të tyre. Respektimi i të drejtave të punëtorëve është kusht për të patur një shtet të së drejtës, dhe drejtësia realizohet përmes organizimit të përbashkët në mbrotje të interesit publik.

Ballsh, 23 shkurt 2020

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!