Hapet llogaria bankare e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri ka kryer regjistrimin pranë Drejtorisë së Tatimeve në Tiranë si organizatë jo fitimprurëse, dhe ka hapur edhe një llogari bankare. I gjithë aktiviteti ynë financiar është transparent dhe mbështetet përmes vetëfinancimit nga aktivistët e Qendrës dhe qytetarë që besojnë në misionin dhe vlerat e organizatës tonë. Çdo kontribut i qytetarëve nga brenda dhe jashtë vendit do të përdoret me përgjegjësinë maksimale dhe me transparencë për synimet dhe realizimin e aktiviteteve të Qendrës.

Të gjithë përsonat e interesuar për të bërë donacione (kontribute financiare), mund të gjejnë në vijim të dhënat e llogarisë bankare të Qendrës:

Emri i bankës: Raiffeisen Bank Sh.a.
Emri i llogarisë: Qendra Lëvizja Vetëvendosje
Nr. i llogarisë: 0001416877
Valuta: Lek (ALL)
SWIFT: SGSBALTZ
IBAN: AL80202110060000000001416877

Adresa e plotë e Qendrës është: Rruga e “Barrikadave”, Vila 158, Shkalla 1, Kati 2, Tiranë.

Në përputhje me Nenin 10 të Statutit, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri nuk pranon kontribute dhe dhurata nga individë, apo subjekte private/publike, që përkrahin racizmin, ose promovojnë diskriminimin bazuar mbi gjendjen ekonomike, prejardhjen gjeografike, arsimimin, si dhe përkatësinë gjinore, etnike apo fetare.

I falenderojmë të gjithë njerëzit që na kanë ndihmuar deri sot në themelimin e Qendrës, dhe jemi të bindur që së bashku do të rritemi e forcohemi gjithnjë e më shumë për të çuar përpara aspiratat dhe vlerat tona të përbashkëta.

Tiranë, 15 maj 2019

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
[wpedon id=16879]