Gjatë Kupës së Botës në Rusi, tifozët e Japonisë u bënë të famshëm pasi pastronin stadiumin, gjithmonë pas përfundimit të ndeshjes së kombëtares së tyre.

Pikërisht të njëjtën gjë bënë edhe tifozët e Kosovës ditën e djeshme pas përfundimit të ndeshjes kundër Malit të Zi, të cilën e fituan me rezultatin 2-0. Ndërkohë që tifozët kundërshtarë po dilnin nga stadiumi mbrëmjen e djeshme, ata vendas ishin të qëndronin brenda për shkaqe siguri.
Disa tifozë kanë përfituar nga kjo, teksa ndërkohë që qëndronin brenda në stadium, ata kanë vendosur të pastrojnë vendin ku qëndruan për rreth 2 orë.