T’IA  BËJMË  DISA  PYETJE  ZONJËS   F.MOGHERINI

Gjokë Dabaj.

Meqë gjendet në Republikën e Shqipërisë e aq më tepër në Ditën e Evropës, Z. F.Mogherini duhet t’ia bëjmë disa pyetje.

E para: A ka pasur ndonjë rezolutë të Bashkimit Evropian kundër krimevet që po kryente Sërbia në fund të shekullit XX mbi popullsinë shqiptare në Kosovë?

Pyetja e dytë: Cili është qëndrimi zyrtar i sotëm i Bashkimit Evropian ndaj vrasjevet që ka kryer Sërbia në popullatën civile të Kosovës në fund të shekullit XX?

E treta: Çfarë qëndrimi zyrtar mban Bashkimi Evropian në lidhje me dëbimet masivë të popullatësh shqiptare të Kosovës nga ana e forcavet militare e paramilitare sërbe?

E katërta: Duke numëruar, sa herë po i bëhet kërkesë R.Haradinajt për t’ia hequr Sërbisë taksën 100%, a mundet Z. F.Mogherini të na thotë, sa herë i është thënë S.Millosheviqit: Mos vra njerëz nëpër Kosovë?! Do të donim të na jepej statistikë numerike: Sa herë i është thënë deri tash R.Haradinajt: Hiqe taksën ndaj mallravet të Sërbisë! dhe sa herë i është thënë S.Millosheviqit: Mos vra shqiptarë nëpër Kosovë!

Pyetja e pestë: Ne na duhet të dimë në këtë Ditë të Evropës: Cili është qëndrimi zyrtar i Bashkimit Evropian në lidhje me kërkesat për ndryshim kufijsh, në Katalonjë, në Irlandë dhe në vendet baskë, dhe cili është qëndrimi zyrtar i Bashkimit Evropian në lidhje me kërkesat për ndryshim kufijsh midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sërbisë?

Nuk janë shumë pyetje. Z. F.Mogherini do të mund të na u përgjigjej këtyre pyetjeve në fare pak minuta dhe të na i bënte sqarimet e nevojshëm për secilën prej tyre. Jo vetëm do të mund të na përgjigjej, por e ka për detyrë të napërgjigjet. Prandaj, unë po u lutem me këtë rast edhe gazetarëvet të akredituar që, nesër më 9 maj, kur Z. F.Mogherini të dalë në konferencë shtypi, të mos lënë pa ia bërë këto pyetje, sepse kemi shumë nevojë t’i dimë këto gjëra.

Ta dimë: Si po e trajton Bashkimi Evropian zyrtar kombin shqiptar në krhasim me kombet e tjerë?

8 maj 2019.                    /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress                                             

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]