Gjuha

Ti ende shqetëson dikë,
Vetëm e vetëm ngaqë je,
Vetëm e vetëm ngaqë flitesh,
Vetëm e vetëm ngaqë shkruhesh,
Vetëm e vetëm ngaqë ke kujtesë,
Vetëm e vetëm ngaqë je ADN-ja jonë,
Vetëm e vetëm ngaqë të duam pa zor,
Vetëm e vetëm ngaqë statujat,
Kur duan të na thonë diçka,
– Statujat e lashta të muzeve –
S’përdorin me ne asnjë fjalor…

Rudolf Marku (1951)

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!