Okupacioni

Beglerë e agallarë
dhe i hueji mbi kurriz…

Thikën e përçamajes
na e kan shti (ma thellë) midis:

Dhe mug’llojnë lulkuqet e zjarreve,
dhe vdekja kanoset anembanë…

— Oh, me mujtë prej syve me ta shkye errësinë,
ta shohish, o popull, po të çojnë n’greminë!

1942
Esat Mekuli (Sat Nokshiqi)