Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës ka njoftuar se është themelohet Çmimi i ri letrar “Adem Demaçi”.

“Kryesia e LSHK-së, në mbledhjen e sot më 05.12.2019, mori vendim për themelimin e çmimit të ri letrar me emrin e shkrimtarit, politikanit e atdhetarit Adem Demaçi, që do të jepet përvjet më 5 mars në akademinë letrare-artistike “Ora e Lirisë”, për krijimin më të mirë të paraqitur në këtë veprimtari të LSHK-së, që organizohet në kuadër të Ditës së Dëshmorëve të Lirisë”, njofton LSHK.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Vetëfinancohemi! Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMONA sot me vetëm 1 Euro!