Këngëtaret e famshme shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Dua Lipa do të jenë në edicionin e ardhshëm të spektaklit të madh të talenteve “The Voice” në Amerikë .

Bebe Rexha dhe Dua Lipa do të jenë ndihmës-trajnere në një nga skuadrat e “The Voice” në Amerikë.

Bebe Rexha (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Përkatësisht ato do të jenë pjesë e skuadrës së ashtuquajtur “Blake” në edicionin e “The Voice”.

Dua Lipa (Foto: Ryan Pierse/Getty Images/Guliver)

Pjesë e kësaj skuadre do të jenë edhe këngëtarja tjetër e famshme, Ella Mai, dhe grupi i njohu i vëllezërve, Jonas Brothers.

Ka qenë Bebe Rexha, ajo e cila ndau me fansat e saj në Facebook disa fotografi të kolegëve të saj, me të cilët do të bëjë rrugëtimin e saj në “The Voice”.

“Skuadra Blake, përpara!”, shkroi Rexha.

Mesa duket kjo eksperiencë do t’i afrojë edhe më tepër mes vete dy artistet që kanë origjinë shqiptare, dhe që janë mike të mira me njëra-tjetrën e kanë krenuar shqiptarët anë e mbanë globit me sukseset e tyre të shumta.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!