THE KING

Më 25 Janar 1995, Éric Cantona, nipi i një refugjati katalunas i cili braktisi Spanjën si pasojë e regjimit Frankist, në një ndeshje midis Crystal Palace dhe Manchester United, godet fluturimthi me shkelm një tifoz i cili i bëri përshëndetjen naziste dhe i bërtiti ” Kthehu në vendlindjen tënde”.

Djaloshi në fjalë, Matthew Simmons, ishte pjesë e partisë ekstremiste të djathtë dhe në të kaluarën kishte pasur histori dhune, duke përfshirë këtu një grabitje në një pikë karburanti dhe në vitin 2011, kishte goditur menaxherin e Fulham-it pasi kishte lënë të birin jashtë duke pritur në makinë.

Ju pëlqen!

Në një intervistë të Cantona-s në BBC kur u pyet për momentin më të mirë të karrierës së tij, u përgjigj: “Kur shkelmova Simmons. Për disa është ëndërr të godasesh këta njerëz. E bëra edhe për ta, dhe jam i lumtur për këtë. Të
kërcesh dhe të shkelmosh një racist nuk është diçka që mund të shijohet çdo ditë. Duhet ta kisha goditur akoma më shumë. Nuk me vjen keq. U ndjeva mirë. Kam mësuar nga ai episod dhe shpresoj që ai mësoi diçka ”.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.